• |
ide | kryesore

Video/ Sadiku, bari problematik dhe Moldavia, Sylvinho i magjepsur nga Muçi: “Më pëlqen si interpreton futbollin”

-Instant, F1, Sport, Video
Sylvinho



“Sadiku është një lojtar që jep maksimumin, është një nga ata që nëse është në fushën e lojës e shqetëson rivalin. E kam ndjekur dhe e dija shumë mirë në çfarë gjendje ishte, ndaj vendosa ta marr. Nëse do të më duhet për 20, 30 minuta në këto dy ndeshje, unë jam i bindur që ai është nga ata lojtarë që mund të shënojë gol dhe të na japë një dorë në këtë sfidë”. Sylvinho, i qetë, karizmatik e pa e humbur sensin e humorit, prezantohet në konferencën e vigjiljes më shumë se shpjegues. Braziliani kërkon fitoren e parë në pankinën e Shqipërisë, kur të ketë përballë nesër Moldavinë. E për ta bërë ka nevojë edhe për nuhatjen e Sadikut, prej 3 vjetësh larg kombëtares.

I MAGJEPSUR NGA MUÇI

Një formacion që me shumë mundësi do të ketë ndryshime në krahasim me debutimin me Poloninë. U rikthyen Ismajli, Gjimshit, Bare, por në anën tjetër u dëmtuan Balliu, Kumbulla e Gjasula. Një situatë që e bën brazilianin të mos ketë dot vazhdimësi loje: “Lojtarët që mungonin ndaj Polonisë duhet të mësohen me mënyrën tonë të punës dhe të fiksojnë konceptet që stafi teknik ka për mënyrën si duam të luajmë. Për ata që ishin me Poloninë ka qenë më e thjeshtë, pasi e dinë mënyrën se si ne e përgatisim ndeshjen – tha Sylvinho, duke u lëshuar në komplimente për Ernest Muçin -. Mund të them dy fjalë edhe për Muçin, i cili është një lojtar shumë i mirë, që lëviz mirë mes linjave dhe më pëlqen shumë mënyra se si ai e interpreton futbollin”.

SHTATË FINALET

Asnjë ndeshje nuk është vendimtare nëse nuk pasohet nga të tjera të sukesshme, sidomos në këtë pikë të fushatës. Sylvinho e ka të qartë dhe nuk vendos limite, por i quan 7 finale: “Të gjithë lojtarët e dinë se sa e rëndësishme është ndeshja me Moldavinë. E kemi përsëritur shpesh, kemi shtatë finale, nuk ka kohë për të humbur në sfida në turne të tillë. Lojtarët e kanë shumë të qartë, unë kam folur me ta dhe e dinë shumë mirë rëndësinë e kësaj ndeshje. Objektivi ynë është kualifikimi për në finalet e kampionatit europian. E sigurisht të gjitha ndeshjet janë të rëndësishme. Më e rëndësishmja për momentin është kjo e nesërmja ndaj Moldavisë”.

Lexo më tej: “E kemi provuar që me të voglat e kemi pësuar”: Hysaj me këmbë në tokë para Moldavisë

TAPETI PROBLEMATIK

Asnjë alibi, pavarësisht fushës së lojës që nuk është në gjendjen optimale: “Patëm mundësinë ta shikonim fushën para dy ditëve, bëmë një seancë stërvitore. Sigurisht fusha nuk është në gjendje të keqe. Nesër do të jetë në gjendje të mirë. E rëndësishme është që të mos kemi alibi, kam folur edhe me lojtarët. Do të bëjmë ndeshjen tonë dhe të marrim maksimumin”.

https://www.youtube.com/watch?v=Z6_wHJdGqfc



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *