• |
ide | kryesore

“E kemi provuar që me të voglat e kemi pësuar”: Hysaj me këmbë në tokë para Moldavisë

-Instant, Sport, Video
Hysaj



“Normalisht që Moldavia ka skuadër të mirë dhe që ka kualitet, në dy ndeshjet e fundit e ka treguar. Nuk është se duhet të shpejtojmë lojën tonë për të shënuar sa më shpejt. E dimë se një ndeshje luhet 90 minuta, ndaj duhet të jemi të qetë në fushë. Duhet të bëjmë atë që duhet bërë në stërvitje dhe mendoj se mund t’ia dalim mbanë”. Elseid Hysaj është i qetë para ndeshjes së parë në shtëpi të kombëtares në këtë fushatë kualifikuese. Shqipëria do të luajë nesër kundër Moldavisë me detyrimin për të fituar, nëse dëshiron të vazhdojë të ëndërrojë Gjermani 2024.

Dëmtimi i Balliut i lejon tashmë mbrojtësit të Lazios të luajë në të djathtë: “Unë e di që jam më mirë djathtas, se e kam më të thjeshtë të luaj me të djathtën. Majtas është një plus, por nuk është se e bëj me shumë qejf as në Itali. Ma kërkon trajneri dhe bëj maksimumin, djathtas jam më i qetë dhe jam më i lirshëm me lojën”.

Lexo më tej: Video/ Rikthehet Veseli, Sylvinho pret edhe Gjimshitin: kuqezinjtë gati për Moldavinë

E LEHTË NË LETËR

Dy ndeshjet më të lehta në letër, por të komplikuara për Shqipërinë, sa herë kuqezinjtë janë të thirrur në cështje të bëjnë favoritin: “Nuk ka ndeshje të lehta. Ne e kemi provuar që me skuadrat e vogla, edhe pse në letër të lehta, e kemi pësuar. Të gjithë e dimë që nuk ka të lehta, duhet përqendrim. Nuk duhet të na marrë entuziazmi dhe qejfi i tifozëve që të fitojmë sa më shpejt. Kemi lojën tonë e lojtarët që duhet të shfrytëzojmë në aspektin sulmues. Thjesht të bëjmë atë që na kërkon trajneri – analizoi Hysaj -. Edhe unë kam qejf që të kualifikohemi dhe të shkojmë në Euro 2024. Duhet të jemi në fushë, një skuadër kompakte dhe grup i fortë. Nëse luajmë si ndaj Polonisë, do të kemi një rezultat të mirë ndaj Moldavisë”, përfundoi Hysaj.

https://www.youtube.com/watch?v=Z6_wHJdGqfc



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *