• |
ide | kryesore

Kurti: Po punojmë që policët e rrëmbyer nga Serbia të lirohen

Lajme, Të fundit



Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi para mediave se janë duke bërë punuar që policët e rrëmbyer nga forcat serbe, të lirohen sa më shpejt.

Kurti i bëri ftesë edhe faktorit ndërkombëtar që ta dënojnë agresionin e Serbisë gjatë këtyre ditëve në Kosovë. Gjithashtu, Kurti u shpreh se javën e ardhshme pritet që ambasadori Jetish Jashari, i cili është shef i zyrës ndërlidhëse në Beograd, t’i vizitojë policët e rrëmbyer.

I pyetur nga mediat e Kosovës në qoftë se do të marrë pjesë në takimin e thirrur nga përfaqësuesi i lartë të BE-së për politikë të jashtme, Josep Borrell për takimin në Bruksel, Kurti refuzoi të përgjigjet.



1 Comment

  1. Edhe ne i kthefshin ata duhet te futen perseri ne burg ne Kosove dhe eproret e tyre te

    largohen nga puna. Si zihet polici rob me kallash ne dore, kjo eshte e pakuptueshme, vecse

    ne se ishin duke fjetur. Nga pamjet dukej sheshit se ishin shume te lodhur dhe te vjeter

    per ate pune. As tufen e dhive nuk e meritonin me ua besuar e jo vijen e kufirit me Serbi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *