• |
ide | kryesore

Si ia shkatërruan me tritol makinën biznesmenit nga Vlora

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
person së PD tritol



Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur dy ditë më parë në zonën e Astirit në Tiranë, ku u regjistrua një shpërthim me tritol.

BalkanWeb shkruan se ka qenë makina e një biznesmeni nga Vlora e cila u shkatërrua nga lëndë plasëse. Si pasojë e shpërthimit me tritol është dëmtuar pjesa e përparme e makinës dhe xhamit, por për fat nuk ka dëme në njerëz.

Sipas të njëjtave burime, para hetuesve biznesmeni ka deklaruar se dyshimet i ka për shkak të një borxhi, por pa dhënë emra konkret personash të dyshuar.

Po ashtu raportohet se autori ka qenë i maskuar, ndërkohë hetimet vijojnë për identifikimin dhe arrestimin e tij. Policia nuk ka dhënë një njoftim zyrtar deri tani për atë që ka ndodhur. /LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *