• |
ide | kryesore

LAJM I FUNDIT/ Përfundojnë takimet e Borrell me Kurtin dhe Vuçiç

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Borrell



Shefi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Sigurinë, Josep Borrell ka dalë para mediave pas takimeve të ndara që ka pasur me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç këtë të enjte në Bruksel.

Ai tha se i ka kërkuar Vuçiçit lirimin e 3 policëve kosovarë që po mbahen në Serbi. Ky lirim ai tha se duhet të bëhet menjëherë dhe pa kushte.

“I kam theksuar presidentit Vuçiq që tre policët e mbajtur në Serbi duhet të lirohen menjëherë dhe pa kushte”, – ka thënë Borrell.

Po ashtu, Borrell tha se të hënën bashkë me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, do t’iu raportojnë ministrave të BE-së se ku kanë arritur. Borrell ka kërkuar gjatë takimeve të ndara që të shtensionohet situata duke shtuar se Kurti dhe Vuçiç janë të vetëdijshëm për këtë, por kanë qëndrime të kundërta.

Lajm në përditësim…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *