• |
ide | kryesore

“Leao nuk bën”, prapaskena e pabesueshme: Inter e kishte në dorë, Conte vuri veton

-Instant, Sport
Leao



Rafael Leao, pas rinovimit të kontratës së tij pak javë më parë, është një nga pikat fikse të Milan. Edhe pse, në fakt, pas ngjarjeve të fundit që kanë të bëjnë me Sandro Tonalin ka shumë pak siguri në shtëpinë kuqezi. Në dy sezonet e fundit, portugezi ka qenë një simbol i skuadrës së teknikut Pioli, duke i tërhequr drejt fitores së titullit 2021/2022. Në atë sezon Leao doli edhe MVP. Sulmuesi anësor u përsërit, duke i mbajtur në lojë vitin e kaluar të lodhshëm që, megjithatë, përfundoi me një gjysmëfinale të Champions League dhe vendin e katërt në Serie A.

Në shtëpinë kuqezi fërkojnë duart për xhevahirin e tyre. E të mendosh se ish-Lille mund të kishte përfunduar te rivalët e Inter. Ose më mirë, marrëveshja me zikaltrit u realizua praktikisht, por u rrëzua vetëm nga veto e trajnerit të atëhershëm të Inter, Antonio Conte. Për të zbuluar sfondin e bujshëm gazetari i njohur Fabrizio Biasin.

Lexo më tej: “Sa mirë më rri fanella e re”: Leao rinovoi kontratën me dyfishin e pagës deri në vitin 2028

E nëse Leao do kishte shkuar te Inter?

Një nga sliding doors klasike që mund të kishte ndryshuar rrjedhën e historisë (futbollistike) të Inter dhe Milan. E ndoshta edhe të vetë Serie A. Rafael Leao ishte shumë afër që të bëhej një lojtar i Inter. Fabrizio Biasin tregoi këtë prapaskenë interesante. Gazetari foli drejtpërdrejt në kanalin Twitch të Calciomercato.it: “Inter kishte nënshkruar me Rafa Leao për pak milionë, por trajneri në atë kohë (Conte, red) donte një të gatshëm dhe jo një për tu punuar”, ka thënë gazetari i njohur.

Kështu, ishte Antonio Conte ai që vuri veton ndaj një blerjeje, sipas Biasin, praktikisht të bërë tashmë. E madje për një shumë të papërfillshme. Por sa mund të ndryshojë fatin e Milan dhe Inter një transferim si ai i Leao te zikaltrit? Ndoshta nuk do të kemi kurrë një përgjigje për këtë pyetje.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *