• |
ide | kryesore

Lewandowski zbulon të ardhmen: “Jo në Arabi, te Barcelona mbyll karrierën”

-Instant, Sport
Lewandowski



Sulmuesi Robert Lewandowski i premton besnikëri Barcelonës për vitet e ardhshme. Polaku madje reflekton edhe për një tërheqje të mundshme nga futbolli i luajtur. Lewandowski duket se e ka gjetur dimensionin e tij në Spanjë, duke lënë pas muajt e vështirë në përvojën e tij të fundit në Bundesligë: “Tërheqja ime nga futbolli është më afër se larg sot, do ta mendoj në fund të kontratës” – tha ai për Canal + Sport -. Por jam i bindur për një gjë, që do të më pëlqente ta përfundoja karrierën time këtu, te Barcelona. Nuk më intereson Arabia, ndihem mirë në këtë ekip dhe familja ime në qytet. Ndihemi shkëlqyeshëm”.

Lexo më tej: “Faleminderit, jemi mirë”: Firmino u vetëofrua te Barça, Xavi e Lewandowski i mbyllin derën

Pasi erdhi në një realitet të ri si ai i futbollit spanjoll, Lewandowski mundi të përshtatej menjëherë me kampionatin. Në fakt, polaku shënoi 23 gola dhe shërbeu 7 asiste në 34 paraqitje vetëm në La Liga. Performancë përtej çdo pritshmërie, që vetë lojtari nuk do ta kishte imagjinuar kurrë: “Nuk prisja të shënoja kaq shumë gola (33 në të gjitha garat). E ndjeja se duhej të fokusohesha te diçka tjetër te Barça. Doja të isha i rëndësishëm si brenda ashtu edhe jashtë fushës”. Më pas, Lewa foli për trajnerin Xavi: “Ai i ka idetë e qarta dhe është shumë i mirë për t’i çuar përpara. Ai është një trajner i madh, edhe sepse gjithmonë e di se çfarë i nevojitet skuadrës”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *