• |
ide | kryesore

Në kërkim për mashtrim, arrestohet 43-vjeçarja në Krujë

Lajme, Të fundit



Një 43-vjeçare, e shpallur në kërkim për mashtrim, është vënë në prangat e policisë së Krujës. Blutë njoftojnë se është bërë i mundur ndalimi i Elena Muhaxhirit 43 vjeçe, banuese në Fushë Krujë. Muhaxhiri mashtronte qytetarë të shumtë duke pretenduar se parashikonte të ardhmen.

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar këtë shtetase, me 2 vjet burgim, për veprën penale “Mashtrimi”, pasi ka përfituar para dhe sende me vlerë nga shtetas të ndryshëm. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *