• |
ide | kryesore

Aksidentohet dhe humb jetën i moshuari në rrugën “Kavajë-Mali i Robit”

Lajme, Të fundit
Korçë, dy të arrestuar për vjedhje



Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur këtë të shtunë në rrugën dytësore “Kavajë-Mali i Robit”. Rreth orës 14:10, në rrugën dytësore “Kavajë-Mali i Robit”, automjeti me drejtues shtetasin S. K., 29 vjeç, ka përplasur biçikletën me të cilën lëvizte shtetasi Y. L., rreth 80 vjeç. Nga përplasja i moshuari ka humbur jetën.

29-vjeçari është shoqëruar në komisariat, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor vijon punën për të përcaktuar shkakun e këtij aksidenti.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *