• |
ide | kryesore

Breshës i pazakontë në Fushë Arrëz, thyen xhamat e makinave

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Breshës i pazakontë në Fushë Arrëz, thyen xhamat e makinave



Fushë Arrëzi u pushtua pasditen e djeshme nga breshëri, i cili nuk kurseu të mbjellat.

Në Fierzë, në fshatrat Aprrip Guri, Bugjon dhe në fshatin Iballë, si pasojë e stihisë është shkatërruar bujqësia dhe bletaria.

Dëme të konsiderueshme janë bërë në çatitë e banesave, dhe në shkatërrimin e të gjitha makinave që posedojnë këta banorë duke ju thyer xhamat.

Bashkia Fushë-Arrëz, bashkë me Zyrën e Emergjencave Civile, Stafin e saj në bashkëpunim me Njësitë Administrative, kryetarët e fshatrave, po bëjnë të mundur evidentimin e dëmeve që janë krijuar nga kjo situatë e pazakontë natyrore në mënyrë që t’ju vijmë në ndihmë për të përballuar këto dëme



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *