• |
ide | kryesore

Kush do të jetë Prigozhini i Ramës

1, Arkiva, Ide
andi bushati



Rebelimi i trupave Wagner që tentuan të marshojnë drejt Moskës duke mbajtur në ankth kancelaritë më të rëndësishme të globit, është ilustrimi më i mirë se diktaturat mund të lëkunden nga frankeshtajnët që krijojnë vetë. Në të gjitha drejtimet Jevgeni Prigozhin ishte një prodhim i carit rus. Ish i dënuari me burg për 9 vite, i njohur me nofkën “kuzhinjeri i Putinit”, pati një ngritje të shpejtë me fillimin e shekullit të ri, duke pritur në restorantin e tij, së bashku me presidentin rus edhe Xhorxh Bushin apo Zhak Shirakun. Ai i shërbeu për një kohë të gjatë shefit të Kremlinit, si me fabrikat e trolleve që shpërndanin lajme të reme për të destabilizuar demokracitë perendimore, po ashtu dhe me mercenarët e Wagner, jo vetëm në Ukrahinë, por edhe në Siri, Mali apo gjetkë. Me paratë, mbështetjen dhe favoret që i jepte Putini ai arriti të ngrejë një perandori brenda perandorisë, që i shërbente Moskës për të bërë punët më të pista që shteti nuk i merrte dot përsipër.

Lexo me tej:

Kompromisi i Lukashenkos/ Zgjidhet kriza, Prigozhin arratiset drejt Bjellorusise 

Por, ashtu sikurse ndodh me të gjithë ata që banditizmin e kanë në gjak, prandaj nuk sillen dot si aparatçikët e zakonshëm kokëulur të diktaturave, pas vitesh të tëra shërbesash edhe Jevgeni Prigozhin, u rebelua. Ai shpalli se do të marshonte drejt Moskës me 35 mijë trupat e tij, për të çliruar popullin rus, duke akuzuar drejtuesit ushtarakë se po e përdornin për përfitime personale luftën në Ukrainë. Natyrisht, kronika tregoi se ai u tërhoq, të paktën përkohësisht, falë një negocimi të presidentit bjellorus, Lukashenko.
Por si frika që shfaqi regjimi i Kremlinit në orët e marshimit drejt Moskës, si dhe kushtet e turpshme të paqes, tregojnë se Putini ishte tejet i dobët, ndaj mostrës që lindi prej gjirit të tij. Ai i tërhoqi të gjitha akuzat penale për tradhëti ndaj Jevgeni Prigozhinit, i amnistoi të gjithë luftëtarët e tij, vetëm që rebelimi të shuhej. Eshtë paradoksale në dukje për një diktaturë, që në pozita force, të bëjë pakt me ata që e sfiduan në zemër të pushtetit të saj.
Por ka raste kur ndodh edhe kështu. Në regjime ku partitë politike luajnë vetëm rolin e fasadës, ku mediat dhe drejtësia janë nën zgjedhë, ku opozita luftohet, shkallmohet e shkërmoqet, rreziku mund të vijë vetëm nga sisteme paralele që ushqehen dhe rriten në mënyrë okulte brenda pushtetit personal të liderit. Faktet treguan se Putini i trembej më shumë një banditi të pasur dhe të armatosur si Jevgeni Prigozhin sesa asketizmit puritan dhe denoncimeve me fakte therrëse të Navalnit.

Wagner tradhton Putinin/ Rusia në prag të luftës civile

Natyrisht, në përmasa ekstremisht më të vogla dhe në rrethana tejet më qesharake, i njëjti skenar nuk mund të përjashtohet as në Shqipëri. Në dhjetë vite pushtet Edi Rama i’a ka dalë të shembë të gjitha themelet e një sistemi demokratik. Ai ka ndërtuar një pushtet personal të mbështetur mbi oligarkët me të cilët shkëmben favore financiare, kontrollon politikën dhe mediat dhe mbi botën e krimit që e ‘tolereon” në këmbim të rolit që luan në zgjedhje. Por, sado të nënshtruar të ngjajnë këta aleatë të rilindjes sot, ashtu sikurse dukej Jevgeni Prigozhin ndaj Putinit, ata kanë grumbulluar
aq shumë fuqi, para apo lidhje të nëndheshme, sa mund të shndërrohen në një rrezik për pushtetin personal të njishit. Disa përej tyre kanë sot imunitet juridik dhe mediatik po aq të madh se vetë Rama. Disa të tjerë kanë parti që për herë të parë e lanë pas me vota PS-në.

Pikat e rëndësishme që duhet të dini këtë mëngjes për puçin në Rusi 

Dhe në kushtet kur shumica e njerëzve janë nënshtruar, kur shoqëria civile është atrofizuar, kur opozita është masakruar, një puç brenda pallatit të së keqes nuk është i pamundur. Kur demokracia kthehet në fasadë dhe kur magjia ekuilibruese që ajo garanton asgjesohet, nuk përjashtohet që përmbysjet të ndodhin nga ndeshja mes bandave. Njësoj si sistemi i Putinit edhe ai i Edi Ramës është në fazën e prodhimit të frankenshtajnëve të vet. Prandaj përpos kuriozitetit, ajo që ndodhi në Rusi, duhet të na zgjojë kërshërinë si një skenar i mundëshëm për atë që ndoshta na pret.

©Lapsi.al



26 Comments

    1. O Namut, po e ke kuptuar gabim Bushatin.
      Ai po thotë, kush është ai që Ramuti po e ushqen, po e ndihmon, po e mban afër dhe do ti hajë kokën Ramës.
      Mund të jetë Fevziu, se për Salë e Lul, Ramuti rri 100 vjet në pushtet.

  1. Urime per diletantizmin Bushat.
    Edhe pse ti nuk e di ende se cilat ishin shtysat e Prigozhinit del ne konkluzion se ishte rebelim.
    Edhe pse disa agjensi analize e dyshojne levizjen e Prigozhinit si te orkestruar ti Bushat e shet si rebelim pa bere asnje verifikim.
    Edhe pse kjo levizje e Prigozhin mund te ishte thjesht nje ambalazhim dhe pretekst per inkorporimin e Wagner me ushtrine, praktikisht shuarja zyrtare e Wagner, ti Bushat e quan rebelim.
    Edhe pse dje forcat e inteligjences ruse kane mbajtur ne interceptim telefonik intensiv gjithe politikanet biznesmenet dhe kuadrot e Moskes per te pare se kush ishte kunder, ti Bushat e quan rebelim.

    E per t’i vene qershine tortes, ti Bushat krahason nje shtet anetar te KS ne OKB, me kapacitet berthamor dhe sovran, me Shqiperine e cila eshte kaza amerikane, ku nuk ekzistojne fare fuqi zjarri ne gjendje te sfidojne ushtarakisht dhe ku mjeshteria e Edi Rames ka bere qe me dy oligarke te shnderroje opoziten ne kliente te klienteve (Kastrati) apo dhe median qe e kritikon ne kliente “de facto” te qeverise. (A nuk eshte Shkullaku psh nje lejtnant i Samir Manes?)
    Ju Bushat bashke me opoziten keni mundesi qe maksimumi te sulmoni Mirel Mertirin, deri aty ua ka dhene lejen Edi Rama.

    E dime qe nuk ja fal Edi Rames faktin qe te mori partine e gjyshit pa te pjerdhur fare as ty e as gjyshin tend, por nuk ta ka fajin Edi Rama pse keni rene te gjithe ne kurthin e sistemit te tij klientelist. Ju jeni kliente te kontraktoreve te tij, mbyllni ato punet tuaja personale me Cetin dhe Samirin, bejeni dhe trimin me Mirel Mertirin kur mundeni, e mos na cani shume derrasat se aq ju vlen lekura.

  2. Bushat po na pyet ne komentuesve te lapsit,mendoj njeri nga keta do te jete ai qe do e rrezoje ramen,shkullaku,lubonja,muli i salihut djali i fariut keta mendoj qe do bejne ate qe beri krimineli i putinit,eshte dhe Lumneshi

  3. edi ramen mund ta heqe nga pushteti vetem departamenti i shtetit duke i thene, boll ndenje, leri rradhe edhe lulit se gjynah. Te pakten nje kater vjecar. Pastaj prape ti nja tre mandate.

  4. Nje analize feminore e prodhuar nga shterpesia e lajmeve tek Lapsi. Bushati na flet per puc Rames nga oligarket por nuk na permend asnje me emer dhe mbiemer. Lepur analist qe bredh nga nje studio ne tjetren per pak para, por ska guxim te permend emra.

    1. Bushati lepur? Qenke idiot fare. Po me gjej nje analist te vetem si Bushati dhe Shkullaku, qe i kane bere opozite Rames me shume se vete opozita?Pa u frikesuar fare, pa u shantazhuar, pa u korruptuar? Kane kritikuar oligarket emer per emer. Epo per te qene kritikues i tille, duhet te jesh edhe trim, Bushati i ka dhene provat me kohe, po qenke i vogel ti,ose ben sikur se di.

      1. Super idiot I paemër 25/06/2023 te 18:41 – Bushati ka inate personale me Ramen se te dy vijne nga familje komuniste, por Rama eci perpara dhe u be minister, kryetar bashkie dhe kryeminister, nipi i Hysniut, ngeli nje opinionist i vogel kafenesh qe sulmon mullinjte me ere.

  5. Por, sado të nënshtruar të ngjajnë këta aleatë të rilindjes sot, ashtu sikurse dukej Jevgeni Prigozhin ndaj Putinit, ata kanë grumbulluar aq shumë fuqi, para apo lidhje të nëndheshme, sa mund të shndërrohen në një rrezik për pushtetin personal të njishit. Disa përej tyre kanë sot imunitet juridik dhe mediatik po aq të madh se vetë Rama. Disa të tjerë kanë parti që për herë të parë e lanë pas me vota PS-në.

    PERGJIGJIA: TOM DOSHI

  6. Pershendetje i madhi Alfons Zeneli.Ky analist brilant i politikes ,atdhetar dhe patriot i madh i kombit shqiptare.Sot pas shume viteve fale analistit tjeter shqiptar,i cili dhe ai eshte nje patriot i madh i kombit shqiptare ne emisjonin e tij fokus pjesa e dyte e 6-24-23 Robert Papa ,pash dhe degjova Alfons Zenelin,zerin e ti briland dhe analizen e tij mallengjyse e them mallengjyse,se medjat shqiptare dhe moderatoret e tyre ftojne ne emisjonet e tyre palacot dhe antishqiptaret me te qelbur,qe bejne propagande sllave antishqiptare ,qe pezmatojne shqiptaret,nxijne shqiperine ,shqiptaret dhe ata pak patriote qe mbrojne ceshtjen shqiptare edhe kur i ftojne si lene te flasin i nderpresin linjen ,si beri ajo bushtra e rames ne brekin ne albanianewes,qe punon dhe mbron serbet,vucicin dhe sllavet nderpreu ne emisjon ne momentin qe z.Ngjela me argumenta dhe fakte te pamohushme demaskonte vucicin,serbet ruset dhe veglen e tyre te peshtire rama,kjo bushter e brekin te albania newes ja nderpreu komentin dhe analizen dhe ja mbylli linjen.Ta kisha perball ne ate moment,sdija cdo ti beja,aq u merzita dhe pezmatova aq sa thash zoti me shpetoi nga ndonje marrezi ne ate moment,aq i hidheruar u ndjeva kur ajo i nderpreu linjen ngjeles dhe thash,si ka mundesi qe djallin dhe tradhetine e kemi ne token tone dhe e leme te na ligjeroi,hidheroi ,pezmatoj dhe poshteroi dhe diktoi agjenten e tyre sllavo-ruse,pa frik se mund ti kthehen egersishte nga marrazi.Falenderoj z.Robert,se ftesa qe i kishe bere te madhit Alfons Zeneli me analizen e tij thash,sado me tradheti te mbushet pushteti dhe medja ne shqiperi,shqiptaret kane aq patriot sa me analizat e tyre i ben tradhetaret e kombit leter per te fshire menderen shqiptaret.

  7. VETEM LINDA RAMA JA BEN PUCIN EDI RAMES DUKE SHITUR SEKRETET E SURRELIT DHE TE SHPETOJE BYTHEN E CPUAR TE SAJ ! AJO E KA NE DORE PIKE

  8. Pse sdel vete Bushat beja fora. Popullin dhe ushtrine trime dhe liridashese i ke me vete me kazma dhe lopata bjerini rames.

  9. Sali Berisha është në qendër të ideimit, provokimit dhe shantazhimit të Safet Gjiçit përmes një vajze të cilën Shërbimi Informativ e ka përdorur prej dhjetë vitesh, sipas vetë dëshmive të saj në redaksitë e gazetave si bashkëpunëtore në disa veprimtari të tij në Durrës.
    Njeriu i SHISH që e ka rekrutuar në Durrës dhjetë vite më parë, tani është në Kukës po në SHISH, aty ku dhe ndodhi ngjarja.Lumneshi eshte i duhuri dhe salihu e njeh mire dhe mik per koke i familjes berisha

  10. Ke pjerdhur o Andi! Ose je skuth ose nuk e di qe Cet Kastrati ka ikur ne Amerike nga frika e Rames. Kush do e rrezoka Ramen sipas teje? Ky Kastrati qe eshte dhjere ne breke? Per te mos thene qe analiza tende çalon nga fillimi. S’eshte e thene qe historia e “puçit” te deshtuar te Prigoshinit te jete ashtu siç e tregon ti (se fundja ti nga mediat perendimore e ke marre narrativen), por ka gjase qe historia te jete krejt ndryshe. Me shume mundesi ka qe kjo te kete qene psyop i Putinit

  11. “Dosja sek*uale e shërbimit sekret serb…”/ Zeka: Berisha ka shantazhuar një zyrtar me video sek*uale, e kapi me një vajzë ‘VIP’

  12. Media franceze artikull për Piramidën e Tiranës: Gati për t’u kthyer në qendër të teknologjisë si në Paris dhe Berlin

  13. SPAK sekuestron kompjuterat e dhëndrit të Berishës dhe Fatmir Bektashit.

    “Dhëndri i nongratës Jamarbër Malltezi është pronar me 35-50 % i 19 kullave në Tiranë me vetëm 39 mijë euro para të ligjshme që mund t’i investonte.

    Kullat i ka ngritur në pronën publike, ish Klubi Partizani, të cilën e tjetërsoi gjatë periudhës 2006-2009, me anë të vjehrrit, në atë kohë kryeministër”Ai eshte Jamarberi ai dhendri me zerin e kurves salih

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *