• |
ide | kryesore

Të shtëna armësh në Tropojë, plagoset një person

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
babë plagosur, Vlorë myslym Drenovë policia



Të shtëna me armë janë raportuar mbrëmjen e sotme në një servis automjetesh në qytetin e Bajram Currit në Tropojë. Burime paraprake flasin për një person të plagosur.

Ai ka marrë një plumb në këmbë dhe është dërguar në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja bëhet me dije se ka ndodhur në qendër të qytetit.

Sipas të njëjtave burime flitet për një konflikt të çastit. Pas një përplasjeje verbale, njëri ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes. Thuhet se autori është identifikuar dhe shpallur në kërkim.  

Lajm në përditësim…©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *