• |
ide | kryesore

Përgjimi i Safet Gjicit/ Kamera e fshehtë ishte instaluar në gotën e kartonit

Arkiva, Lajme, Të fundit
Safet Gjici transferohet në paraburgimin e Durrësit, do të jetë bashkë me shokë të tjerë socialistë



Në video-përgjimin e Safet Gjicit në zyrë bie në sy që kamera e fshehtë lëviz në një moment, kur aty afrohet Alma K. gruaja që kryen seks oral me Gjicin. Fillimisht u mendua se ajo kishte filmuar me një çantë, por në dosjen e Prokurorisë së Posaçme thuhet se mekanizmi përgjues ishte vendosur brenda gotës prej kartoni me pije freskuese.

Gjici ruhej dhe tregohej mjaft i kujdesshëm për njerëzit që futeshin në zyrën e tij. Ai i kishte kërkuar 40-vjeçares Alma K., që çelësat e makinës dhe celularin t’i linte në sekretari.

Ish-kryebashkiaku do të dalë ditën e sotme para GJKKOS-së. Seanca është parashikuar të mbahet në orën 13:00, ndërsa ai akuzohet për ‘korrupsion pasiv’. Ndërsa, 40-vjeçara, e cila është në masën “arrest shtëpie” akuzohet për korrupsion aktiv.

Duke qenë se është nënë e një fëmije të mitur, Alma K. u shpreh e shqetësuar për bullizimin e fëmijës së saj pas publikimit të videos.

“Jam vërtetë e traumatizuar. Pasojat janë shumë të mëdha. Fëmija im po bullizohet, ndërsa unë vetë jam e pambrojtur, e rrezikuar dhe e braktisur totalisht nga shteti. Kam folur para SPAK-ut, kam dhënë dëshminë time dhe tani është organi i akuzës që po bën verifikimet dhe procedurat e tij ligjore. Unë nuk mund të flas dhe nuk mund të shprehem më shumë sesa kaq. Apeli im është një dhe i vetëm: jam e braktisur, e pambrojtur nga shteti, fëmija im po bullizohet dhe unë jam e rrezikuar” është shprehur ajo.

Lexo edhe: Seks me paratë tona/ Pse u arrestua Safet Gjici nga SPAK

Në fakt, ka një anë të historisë që ende nuk është zbuluar ende. Gjici pretendon se kurthin ia ngriti opozita, por kundërshtarët e tij për Bashkinë e Kukësit e kanë mohuar këtë. Alma K. ende nuk e ka sqaruar, se përse e filmoi Safet Gjicin në zyrë. Vërtet e dogji kryebashkiakun, por në anën tjetër dëmtoi veten.

Gjici është arrestuar për korrupsion pasiv, pasi filmimet treguan se në këmbim të seksit ai premtoi financimin e një projekti për qentë e rrugës.



6 Comments

  1. Nuk eshte hera e pare qe eksperti i kriminalistikes Karamuço gabon ne opsionet e tij kur mbush ekranet e medieve. Te gjitha rastesi ?!

  2. Nuk besoj qe kjo e ka bere vetem kete pune nese kamera eshte instaluar tek gota plastike. Duket pune mjeshtrash

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *