• |
ide | kryesore

Video-përgjimi/ Kontradiktat mes Safet Gjicit dhe Alma K. për skandalin e Kukësit

Arkiva, Kryesore, Lajme
Safet Gjici dhe Alma K duke dale nga gjykata



Në historinë e video-skandalit mes Safet Gjicit dhe Alma K. ka ende disa anë të errëta që mund ta devijojnë çështjen në një hulli tjetër. Të paktën kështu mendojnë prokurorët e SPAK, të cilët nuk duken të bindur nga versioni i thjeshtëzuar që u ofrojnë protagonistët.

Në sallën e gjyqit ku u dhanë masat e arrestit, Safet Gjicin dhe Alma K. i ndante vetëm një xham. Por në shpjegimet që jep njëri apo tjetri për rrjedhën e ngjarjes që përfundoi në seks oral, i ndajnë kontradikta të forta.

Gjici ka pasur kohë të reflektojë në qeli, ku po qëndron prej ditësh. Por njësoj si në reagimin e parë, ai ende flet për “kurth”.

“Nuk kam kryer krim. Rashë në kurth. E kam dënimin për atë që bëra” i ka thënë ai trupit gjykues. Në reagimin e parë pas publikimit të video-skandalit, ai ishte më i qartë për kurthin, kur akuzoi kundërshtarët politikë.

“Prej disa kohësh unë kam një marrëdhënie intime me vajzën në fjalë, por sigurisht nuk kam asnjë justifikim për atë çka ka ndodhur pavarësisht se i rënë në kurth” tha ai në datën 16 Qershor, kur edhe dha dorëheqjen nga detyra.

Lexo edhe: Seks me paratë tona/ Pse u arrestua Safet Gjici nga SPAK

Lexo edhe: Safeti s’bëri thjeshtë gojore, por palloi me lekët tona

Lexo edhe: Safet Gjici, një nga të rënët e organizatës

Por Alma K. nuk pranon se e infiltroi dikush në zyrën e kryetarit të Bashkisë së Kukësit për të filmuar skenat e seksit. Versioni i saj është krejt banal, një histori e rëndomtë ngacmimi seksual, nga i cili kishte menduar të nxirrte ndonjë përfitim si financimi i projektit për strehimin e qenve të rrugës.

Në takimin e parë që kishte pasur me Gjicin ajo tha se ai e kishte ngacmuar seksualisht. Herën e dytë, kishte pranuar t’i përgjigjej pozitivisht ngacmimeve të tij, me shpresën se do të fitonte projektin. Por edhe e kishte filmuar.

“E bëra ngaqë më ngacmoi gjate takimit herën parë, vendosa ta filmoja. E bëra për tu mbrojtur” ka thënë ajo në sallën e gjyqit.

Historia mund të ketë qenë kaq e rëndomtë sa ç’e tregon Alma K. por prokurorët e kanë të vështirë ta besojnë. Procesi i përgjimit është kryer në parametrat e një profesionisti. Duke qenë se Gjici ishte i kujdesshëm për ata që priste në zyrën e tij, filmimet i kishte bërë me një gotë ku ishte fshehur kamera e fshehtë. Përveç kësaj, fakti që ajo ia ka treguar dikujt filmimet, që çuan në dorëheqjen e Gjicit por edhe në diskretitimin e saj publik, tregojnë se Alma K. nuk ka vepruar e vetme.Deri sa të sqarohen këto detaje, hetimet do të vazhdojnë paralelisht me akuzat për korrupsion ndaj Gjicit dhe Alma K, që duket se janë kontradiktorë në rrëfimet që kanë bërë në SPAK./Lapsi.al



9 Comments

  1. Per cfare kontraditash, mareveshja ish mes te dyve qe te takoheshin ne zyren e shtetit. Premtimin do ia kryente ,pasi te bente mardhenien pornografike, perse behen alibira kur egzekutimi per arrest me burg ka baza te shkelijeve te renda.Andaj, kush, si, e qysh,figura e shfaqur ne ambjent shteteror eshte e denueshme Ata do marrin denimin sipas ligjit ne fuqi. Te tjerat, jane per jogje e mbushje gazetash.

    1. Ishte i vogl e naiv i gjori Gici prandaj ja dha biberonin e tij “vajzës ” së vogël që të mos qante.
      E dinin “kundërshtarët politikë” që kishin të bëmim me kalamaj naivë pa i futën në çantë vajzës përgjuesin

      1. “Dosja sek*uale e shërbimit sekret serb…”/ Zeka: Berisha ka shantazhuar një zyrtar me video sek*uale, e kapi me një vajzë ‘VIP’

  2. Të ëndërrosh është mirë. Të shohësh ëndrra me sy hapur jo dhe aq. Ti kërkosh një politikani që udhëheq partinë të mbajë një tjetër përbri tij si kandidat për kryeministër, apo të premtojë se do t’ja lerë një tjetri karrigen e kryeministrit nëse i fiton zgjedhjet, është absurde, infantile, ikje nga vullneti i shprehur i zgjedhësve, shkelje e këtij vullneti.

  3. SPAK thërret për hetime njeriun që ka qenë ndërmjetës mes Berishës dhe Alma.K, për skandalin e Kukësit

  4. Media franceze artikull për Piramidën e Tiranës: Gati për t’u kthyer në qendër të teknologjisë si në Paris dhe Berlin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *