• |
ide | kryesore

Haaland në San Siro, por as për Inter e as për Milan: norvegjezi është fans i Coldplay

-Instant, Sport
coldplayv



Erling Haaland në San Siro? Të shohësh atë në fushë, me fanellën e Inter apo Milan, për momentin mbetet vetëm një ëndërr. E megjithatë, prania e tij në tribuna është realitet, vetëm se nuk ishte aty për asnjë nga klubet milaneze. Norvegjezi i Manchester City, vetëm pak javë pasi fitoi Champions League, i lejoi vetes një mbrëmje në Itali. Qëllimi ishte për të marrë pjesë në datën e dytë nga katër takimet në Milano të turneut të Coldplay. Grupi anglez vazhdon të tejmbushë stadiumin “Meazza” këto mbrëmje. Imazhi i tij i pangatërrueshëm u shfaq në tribunë, duke ngjallur kureshtjen e të pranishmëve. Natyrisht bashkë me kërkesën e pashmangshme për selfie…

Tifozët e Inter e Milan do të kishin dashur që norvegjezi të kishte tjetër arsye për tu shfaqur në San Siro. Por e kuptueshme, edhe ata vetë po mbushin unazat e stadiumit për të mundur të asistojnë në koncertin e Coldplay. Kështu që Haaland është i falur që shkaktoi këtë tronditje emocionale të të gjithë atyre që e panë rrugëve të qytetit e pastaj në stadiumin ikonik.

Coldplay



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *