• |
ide | kryesore

Kylie Jenner ndryshon zyrtarisht emrin e djalit

Paparazzi, Slider



Kylie Jenner dhe Travis Scott kanë ndryshuar zyrtarisht emrin e djalit të tyre më shumë se një vit pasi ai lindi. Ish-ët ndryshuan ligjërisht emrin e fëmijës së tyre të dytë nga Wolf Jacques Webster në Aire Webster, sipas dokumenteve gjyqësore të marra nga E!News.

Çifti folën për herë të parë për emrinnë mars, pasi ajo zbuloi se emri Wolf nuk ishte i duhuri për të voglin e tyre. “Djali jonë nuk quhet më Wolf, postoi Jenner në  Instagram në mars 2022. “Ne mendojmë se nuk ishte i duhuri për të.” Një burim i tha gjithashtu TMZ në atë kohë se prindërit u penduan për zgjedhjen e emrit  dhe pasi patën “mundësinë për të kaluar kohë me fëmijën e tyre, ata besojnë se emri Aire Webster është më i përshtatshëm”.

Jenner dhe Scott e mbajtën të fshehtë emrin Aire për gati një vit përpara se të zbulonin emrin – dhe fotot e para të  djalit të tyre – në janar. Dyshja ishin në lidhje që nga viti 2017, por ata thuhet se i kanë dhënë fund përgjithmonë në fillim të këtij viti. Që atëherë ajo është parë duke kaluar kohë me aktorin e njohur Timothée Chalamet, ndërsa reperi ka ndezur thashetheme për romancë me SZA.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *