• |
ide | kryesore

“Lekët pastaj plaçkën”/ Dalin përgjime të reja nga trafikantët e drοgës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
përgjimet,



Janë zbardhur detaje të reja nga operacioni anti-drοgë që çoi pas hekurave 20 persona. Nga dosja hetimore e SPAK janë zbardhur disa përgjime mes grupit të trafiku të lëndëve narkotike. Ata flasin mes tyre gjatë shkëmbimit të lëndës narkotike.

BW ka publikuar një bisedë të kryer më datë 7 maj të vitit 2021 mes Shpëtim Pjeshkës dhe Artan Agalliut, të cilët bisedojnë nga kamioni me një tjetër shtetas, të paidentifikuar, ndërsa bëjnë shkëmbimin e “mallit”. Ishin këto përgjime të SPAK dhe autoriteteve ndërkombëtare që zbërthyen rolet e grupit. 

PËRGJIMI

(A) Dil këtej përpara, mos e hap derën!

(B) Ta hap ne çike xhamin?

(A) Hape derën

(B) Ke porosi? Ta hap 1 çikë xhamin….

(A) Hape mo derën!

(C) Mgjes, ti e ke atë porosinë?

(B): Ke porosi?

(C) Një porosi orë! Erdhe dje në darke ?

(B) Po

(C) Jemi ne rregull? Po si të zuri gjumi e lamë në 5 e 40!

(B): Sa është ora?

(C): Pese e 46! Kam shtate minuta, tetë minuta që po pres!! Për sa jeni gati?

(B): Për sa jemi gati?

(A) Shko pi një kafe atje…

(C) Qe mos të rri këtu prandaj po them!!

(B) Jo, Jo mos rri këtu!

(C): Për sa Jeni gati? Mos u vono shumë!

(A): Dhjetë minuta

(B): Dhjetë minuta…

(C): Dhjetë minuta ok. Te të sjell lekët që tani?

(B): Po silli

(C): Ok!

(B): Zëre i çikë këtej, aty pooo! T’i japim një qese të madhe.

(A): Vije xhupin, mbylle derën, shiko aty, prandaj o do rrish ti përjashta o do rrish brenda!!

(B): (Nuk kuptohet nga zhurma)

(A): Epo të bjeri lekët pastaj ta nxjerrim atë plaçkën!

(B): Te dal përjashta unë të rri aty? Punon dot vetëm pastaj ti?

(A): Po punoj or punoj…ai shoku!

(C): Ke 40

(B): Saaa?

(C): 40

(B):Ej, hajde për nja dhjetë minuta….

(C): Ka gjetonin përpara thjesht ta sjell këtu

(B): E mire.

(A): Hape pakon, sa janë ato?

(B): S’ka aty, janë të tëra.



1 Comment

  1. AUDIO-REGJISTRIMET: “Mos na bëj foto bashkë…”, zbulohet historia e fotos së Alma Kaçit në zyrën e Berishës, ka lidhje me skandalin Gjici

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *