• |
ide | kryesore

Kourtney dhe Travis zgjedhin emrin e fëmijës

Paparazzi, Slider



Djali i ardhshëm i Kourtney Kardashian dhe Travis Barker tashmë ka një emër!  Kourtney së fundmi  ndau më shumë foto me burrin e saj, të cilat ishin marrë nga njoftimi i çiftit se do të kishin një djalë gjatë fundjavës.

Në një seri fotografish të Kourt-it duke treguar barkun e saj të rrumbullakosur pranë pishinës, Travis la një koment në postim. “Unë tashmë e di emrin e tij,” shkroi bateristi i Blink-182. Themeluesja e Poosh njoftoi publikisht shtatzëninë e saj në fillim të këtij muaji në një shfaqje Blink-182, duke mbajtu një poster ku shkruhej: “Travis jam shtatzënë”. Momenti ishte një referencë e  videoklipit”All the Small Things” të grupit.

Kourtney dhe Travis kanë vite që po përpiqen të kenë një fëmijë. Çifti kaloi publikisht procesin e IVF-së në emisionin e familjes The Kardashians, me Kourtney që pretendoi se medikamentet e bënë atë të kalonte në “menopauzë të hershme” dhe të përjetonte “depresion”. Në premierën e sezonit 3 të serialit Hulu, ajo tregoi se  kishte ndërprerë zyrtarisht IVF-në dhe se po përpiqeshin të krijonin një fëmijë në mënyrë natyrale.

Të dy kanë fëmijë nga marrëdhëniet e mëparshme. Kourt ndan tre fëmijë – Mason 13-vjeçare, Penelope 10-vjeçare dhe Reign 8-vjeçare – me ish-in e saj, Scott Disick. Ndërkohë, Travis ka dy fëmijë me ish-gruan e tij, Shanna Moakler – 19-vjeçarin Landon dhe 17-vjeçarin Alabama. Ai gjithashtu kujdeset për vajzën e Moakler, Ariana De La Hoya, nga lidhja e saj e kaluar me Oscar De La Hoya./Lapsi.al

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *