• |
ide | kryesore

Racizëm në showbizz? Ledri Vula dhe Romeo Veshaj heqin emrin e këngëtarit rom nga titulli i këngës

F1, Paparazzi



Hiti i kësaj vere mban kudo firmën e Klementit të vogël. Një këngëtar i ri rom, talenti i të cilit ka “infektuar” miliona dëgjues në pak ditë që është publikuar “E keni dit”.

Në rrjetet sociale, refreni është që tani trend, duke shoqëruar qindra video nga admirues në Instagram dhe Tik Tok. Zëri është tipik etno, i gërvishtur dhe melodioz, i aftë të të përfshijë këdo me energjinë e tij.

Por kushdo që e ka dëgjuar “E keni dit” ka vënë re një detaj irritues. Hiti shfaqet si bashkëpunim i Ledri Vulës dhe Donald Veshajt në Youtube. Të dy janë pjesë e këngës me një ndërhyrje të shkurtër, krejt periferike.

"E keni dit"

Nuk dihet se përse emri i këngëtarit të mitur rom nuk është përfshirë në titullin kryesor në Youtube, por vetëm në “përshkrimin” që shoqëron këngën. As në videoklip këngëtari kryesor nuk duket askund.

Vendimi për ta përjashtuar nga titulli kryesor dhe klipi, ka provokuar qindra komente negative për Romeo Veshajn dhe Ledri Vulën.
Përse ky nënvlerësim? A është ndikuar vendimi nga një ndjenjë racizmi ndaj talentit të ri?

“Mbrapsh komplet, ai qe duhet te jete ne krye ketu, nuk duket fare. Deshtim per ata qe duket ketu dhe sukses i madh per ata qe degjohen ne sfond” shkruan një nga dëgjuesit në komentet në Youtube.

“Ktu shihet racizmi marre, ia ki inatin jepja hakun t’pakten emrin me ja ven sepse eshte meritor n’kete kenge” shkruan një tjetër.

“Ore pse se keni von dhe klementin ne videoklip apo kishit frik se mor ju merrte vemendjen? pa merak jau mori edhe pa prezencen e atij” shkruan një tjetër.

Vendimi për të mos e përfshirë të riun rom as në titullin e këngës dhe as në klip ka ndezur një furi reagimesh në rrjet. Mbi 90% të komenteve janë negative.

Klementi i ftuar ne studion e Top Channel në emisionin e Romeo Veshajt

Ndoshta për ta korrigjuar gabimin, Romeo Veshaj e ftoi këngëtarin e ri në emisionin e tij “Më lër të flas” në Top Channel. Refreni i kënduar live mund të shijohet KETU pa ndërhyrjet e Ledri Vulës dhe Romeo Veshajt.

Disa vite më parë, një histori e ngjashme ndodhi për hitin e Flor Mumajesit “Tallava”, me tw cilin ai u prezantua nw Top Fest. Refreni infektoi miliona edhe atëherë, por këngëtari rom, Mandi i Nishtullës nuk përmendej askund, as në titullin e këngës dhe as në klip. Vite më vonë ai u shfaq i frustruar për atë që kishte ndodhur duke e quajtur racizëm të pastër.

“Po të donte Mumajesi që në fillim, më kishte vlerësu, s’më kishte lënë kështu. Ta them sinqerisht. Nuk mundem më, kam shumë gjëra. Pse? Pse jam gabel? Kam pasaporte shqiptare. Flas shqip unë”, u shpreh ai.



2 Comments

  1. Romëve ne te folurin e perditshem shqiptar, u themi “gabel”, apo “arixhi”, etj…

    Ket te dy ne foto qe veteshpallen artiste, nuk jane vecse dy arixhinj me lekure te kthjellet…….

    Artin shqiptar ka kohe qe e ka mbytur llumi……..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *