• |
ide | kryesore

Sara i përgjigjet në mënyrë indirekte Dafinës

Arkiva



Kam vendosur tu bëj ‘unfollow’ dhe të mbyll marrëdhëniet me njerëz që unë, si Dafina, i kam respektuar. Ndërkohë, në këmbim ata kanë bërë të kundërtën për vëmendje. PIKË.“

Ky ishte reagimi zyrtar i Dafina Zeqirit një ditë më parë në lidhje me veprimin e saj për të hequr nga Instagram-i Ledrin dhe Sarën.

Në këtë valle së fundmi është futur edhe Sara Hoxha e cila nuk ia ka lënë mangët këngëtares.

“Njeriu nuk mund t’i japë fund një marrëdhënieje, kur në fakt nuk ka pasur një marrëdhënie,”-ka shkruar blogerja në Instastory, një thumb direkt ky për Dafinën.

Kujtojmë se Dafina dhe Ledri u bënë viral këto kohë për shkak të një vargu të njëjtë në dy këngët e tyre të fundit.

Në bashkëpunimin me Romeo Veshajn që publikoi pak javë më parë, Ledri thotë: “T’i kom dhon krejt/ T’i kom dhon krejt/ Ama loçkë më le vetëm”.

Kurse Dafina në projektin me Elgit Dodën që solli para pak ditëve thotë: “Se t’i kom dhon krejt/ E mi ke dhon krejt/ Ama sot prap vetëm”.

Aludimet ishin të ndryshme, madje u përmend se dyshja po i dërgonte mesazhe tjetrit me anë të muzikës.

E kur rrjeti vijon të ziejë, Ledri i hodhi benzinë zjarrit me një koment.

“T’i kom dhon krejt”– ishte komenti i Ledrit të cilin ndjekësit e vunë re menjëherë, por ai e fshiu komentin.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *