• |
ide | kryesore

Sara Hoxha zbulon detaje rreth “Big Brother Albania 3”

F1, Paparazzi



Sara Hoxha ka zbuluar së fundmi detaje rreth edicionit të tretë të “Big Brother Vip Albania”.
E ftuar në emisionin  “Më lër të flas”, Sara fillimisht konfirmoi se këtë vit reality-show do e moderojë Ledion Liço. “Po, Ledioni do të moderojë “BBVA 3”, tha Sara duke cekur gjithashtur dhe rikthimin e tij në ekran.”Rikthimi i Ledionit në televizion nuk është kërkesë e imja personale. Ai është shkëputur nga televizioni. Mund të jem edhe unë arsyeja dhe gjendja ime emocionale.  Historia jonë është shitur si historia e Hirushes që u martua me një nga pronarët e filmit që punonte dhe jeta e tij do të shkonte vaj.  Por një njeri që ka pasur ëndrrat e tij të mëdha, që ka lënë Ersekën për Tiranën dhe ka gjetur “Amerikën” e tij dhe jetën e tij në Top Channel, që ka punuar për 20 vite.

Nuk ka qenë i lehtë ky 10-vjeçar që ne kemi lënë pas. Ledioni është një profesionist, është më i miri në punën që bën, unë e them këtë me modesti. Do të jetë një risi, një ndryshim që nuk do përkrahet lehtë nga publiku në fillim.  Ju siguroj që BBV këtë vit do të jetë fenomenal, me banorë të jashtëzakonshëm dhe supriza, super personazhe, kështu që na ndiqni”, – u shpreh ajo mes të tjerave.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *