• |
ide | kryesore

Mbappe i kthen favorin Macron, apel mbi trazirat në Francë: “Është prona juaj”

-Instant, Sport
Mbappe



Kylian Mbappè ka dërguar një mesazh në rrjetet sociale për të gjithë ata që kanë marrë pjesë në trazirat e ditëve të fundit në Francë. Gjithcka nisi pas vrasjes së një 17-vjeçari nga policia. Franca ka qenë nën pushtetin e sulmeve të vazhdueshme për katër netë. Makinat dhe kazanët e djegur, xhamat e dyqaneve të thyera, përplasjet me policinë janë rend i ditës.

Gjithçka nisi mëngjesin e 27 qershorit, kur 17-vjeçari Nahel u ndalua nga policia teksa po drejtonte makinën. Kur djali tentoi të largohej, një polic qëlloi duke e vrarë atë në çast.

Një vdekje që njollos duart e Francës dhe që ka ngritur popullin kundër policisë dhe presidentit Macron. Nahel, i lindur në periferi të Parisit, vdiq nga paragjykimi i policisë dhe shoqërisë franceze ndaj banorëve të “getos”. Ose më saktë ndaj fëmijëve dhe nipërve të emigrantëve.

Lexo më tej: Mbappe, rrëfen prapaskenën e bisedës me Macron: “Më tha duhet të qendrosh, se i duhesh Vendit

MESAZHI I MBAPPE

Për të qetësuar zemërimin e francezëve, Kylian Mbappè ka zbritur vetë në fushë. Fenomeni PSG ka lindur në Brondy, një nga periferitë më të këqija të Parisit. E për këtë, është në të gjitha aspektet pjesë e asaj klase shoqërore që po nxit revoltën dhe pjesë e së cilës ishte edhe Nahel.

Futbollisti shkroi një mesazh në rrjetet sociale: “Ashtu si të gjithë francezët, edhe ne u goditëm dhe u tronditëm nga vdekja brutale e të riut Nahel. Mendimet tona shkojnë para së gjithash tek ai dhe familja e tij. Atyre u shprehim ngushëllimet tona më të thella. Natyrisht ne nuk mund të mbetemi të pandjeshëm ndaj rrethanave në të cilat ndodhi kjo vdekje e papranueshme.”

Megjithatë, ai i Mbappè është një mesazh paqeje: “Është prona juaj ajo që po shkatërroni, lagjet tuaja, qytetet tuaja. Në këtë kontekst tensioni ekstrem, ne nuk mund të heshtim dhe ndërgjegjja jonë qytetare na inkurajon të kërkojmë paqe. Koha e dhunës duhet të përfundojë për t’i hapur rrugë zisë, dialogut dhe rindërtimit”. Kush e di nëse Macron e thirri për t’i kërkuar një dorë ndihmë, pasi presidenti francez ndërhyri personalisht për të mbajtur Mbappè në Paris.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *