• |
ide | kryesore

Vijojnë trazirat në Francë, tre oficerë policie qëllohen me armë zjarri nga protestues

Lajme, Planet
Francë



Tre oficerë policie janë qëlluar me armë zjarri gjatë protestave të dhunshme në Francë, nga një protestues, ende i paidentifikuar.

Sipas mediave të huaja, oficerët u ‘zunë në pritë’ nga dikush që ishte fshehur pas një muri në rajonin Rhone. Ata u qëlluan në këmbë dhe kofshë.

“Ne kemi kaluar një situatë alarmante. Nuk kemi parë një gjë të tillë më parë këtu dhe është shumë shqetësuese”, ka thënë një oficer policie për BBC.

Më shumë se 1300 persona janë arrestuar pas natës së katërt të protestave të dhunshme në të gjithë vendin pas vdekjes së djalit 17-vjeçar Nahel Merzouk, i cili u qëllua nga policia gjatë një ndalimi trafiku në një periferi të Parisit të martën.



1 Comment

  1. Liberte, egalite,fraternite (liri, barazi, vellazer), ishte motoja e Revolucionit Francez .

    Duket se populli francez nuk e ka braktisur enderren qe coi ne shperthimin e revolucionit

    me te rendesishem ne histori. Ku Franca e ku Shqiperia. Mijera vjet nen pushtime te

    huaja, populli shqiptar e ka humbur sensin e lirise dhe nervin e reagimit qytatar.

    Reagimin e vetem ndaj padrejtesise, varferise e mejrimit ku e ka zhytur Rilindja, populli

    e shpreh jo duke u perballur me regjimin me te korruptuar ne Europe, por duke ikur

    nga syte kembet si frikacake.

    ” Keshtu ke ecur gjithmone Shqiperi
    Ecje dhe s’dije ku veje ti”- shkruante Ismail Kadare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *