• |
ide | kryesore

I dehuri përplas disa makina në Sarandë

Arkiva, Lajme, Të fundit
Sarandë, policia-620x348-620x330.jpg



Policia në Sarandë arrestoi në flagrancë 28-vjeçarin A. G., 28 vjeç, pasi duke drejtuar makinën, në gjendje të dehur, ka përplasur disa automjete të parkuara dhe ka shkaktuar dëme materiale.

Po ashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan shtetasin Sh. C., 61 vjeç, banues në Kot, pasi ka tentuar të vjedhë në banesën e një shtetaseje, në Karahaxh, Sarandë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë referuan materiale në Prokurori ku nisi procedimi në gjëndje të lirë për shtetaset A. A., 39 vjeçe, banuese në Gjirokastër dhe E. L., 33 vjeçe, banuese në Sarandë, pasi janë konstatuar duke shfrytëzuar për të lypur, 4 fëmijët e tyre të mitur 4-9 vjeç.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjëndje të lirë për shtetasin E. H., 31 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se ka trafikuar një automjet tip “Audi” që rezulton i vjedhur në Belgjikë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *