• |
ide | kryesore

Kourtney Kardashian flet për grindjen me Kim

Paparazzi, Slider



Marrëdhënia e tensionuar e Kourtney Kardashian me Kim Kardashian u diskutua gjatë episodit të fundit të The Kardashians.

Grindja e tyre e vazhdueshme filloi kur Kourtney akuzoi Kim se kishte përdorur martesën e saj me bateristin e Blink-182, Travis Barker, si një “mundësi biznesi”. Ajo i referohej bashkëpunimit të themelueses së Skims me Dolce & Gabbana, muaj pas dasmës së çiftit në Portofino.

Gjatë episodit të së enjtes në The Kardashians, Khloe Kardashian u përpoq ta bindte Kourtney-n që t’i qetësonte gjërat me Kim.  “Nëse ajo ndihej keq, a nuk mendon se ajo duhet të vinte dhe të thonte, ‘Hej, po mendoja për këtë dhe ndihem vërtet…’ Nuk mendoj se ajo ndihet keq,” i tha Kourtney Khloe. “Thjesht kemi një natyrë më konkurruese si motra.”

Kur Khloe tha se mendonte se Kim ishte përpjekur të fliste me Kourtney për luftën e tyre, motra më e madhe u përgjigj se ishte “100 për qind e rreme”. Kardashian,  e cila kohët e fundit njoftoi se ajo dhe Barker ishin në pritje të fëmijës së tyre të parë së bashku, tha gjithashtu se e sheh të “pamundur” të flasë me Kim. “Ajo është në telefonin e saj gjatë gjithë kohës, ajo mezi shikon lart dhe është vërtet e vështirë për t’u angazhuar. Më bën të dëshiroj të vrapoj në anën tjetër. Thjesht mendova: ‘Çfarë tjetër mund të më marrësh? A mund të kem ndonjë gjë që është e imja?” shtoi 44-vjeçarja./Lapsi.al

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *