• |
ide | kryesore

ARSYET/ 3 presidentë munguan në pritjen për Bill Clinton

Arkiva, Lajme, Të fundit
Clinton



Në ceremoninë zyrtare të dekorimit të ish-Presidentit amerikan Bill Clinton me medaljen e “Yllit të mirënjohjes për Arritjet Publike” ishin të ftuar zyrtarë të lartë të vendit si dhe ish-drejtues. Megjithatë disa prej emrave të rëndësishëm munguan. Bosh ishte karrigia e Presidentit të Republikës, Bajram Begaj.

Duke folur për mediat këshilltarja e Presidentit Arta Sakja ka bërë me dije se Begaj nuk ka mundur të marrë pjesë për shkak të problemeve shëndetësore.

Të pranishëm ishin ish-Presidentët, Bamir Topi, Rexhep Mejdani dhe Alfred Moisiu, por munguan ish-Presidentët, Sali Berisha dhe Ilir Meta. Për të parin thuhet se nuk ka pasur ftesë ndërsa për të dytin është ende e paqartë mungesa. ©LAPSI.al

LEXO EDHE: As Meta e Kryemadhi nuk ishin në ceremoninë për Bill Clinton



4 Comments

  1. Ka kohe qe Rama me metoda bizantine po mundohet qe miqesine shqiptaro-amerikane

    ta privatizoje dhe ta paraqese vetem si miqesi rilindase -amerikane ne funksion te perjetesimit

    te pushtetit te tij. Ajo qe me cudit me teper eshte se pse amerikanet e pranojne kete

    rol dhe pse pranojne te perdoren ne funksion te pushtetit te diskretituar edhe per ata

    vete te KM-se. Mungesa e opozites demokratike sot, e asaj opozite qe ka ngritur urat

    e kesaj miqesie e bashkepunimi kur ishte ne pushtet e kthen viziten e Presidentit

    Amerikan me te dashur per shqiptaret ne nje qoke per Ramen dhe ne nje varke

    shpetimi nga mbytja ne keneten e korruptimit te Mc Gonigal.

    1. Vizitë qesharake ftuar nga një kryeministër qesharak për të shndërruar një ish president i nderuar në një qesharak po ashtu. Gjithë kjo vetëm për të kritikuar një kryeministër tepër i dashur në Kosovë Kurti.Amerika dikur zgjidhte problemet tani i shkatërron e shton ato!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *