• |
ide | kryesore

Juventus ishte i sigurtë për Parisi, presidenti i Empolit e huton: “Do të jetë kapiteni ynë”

-Instant, Sport
parisi



Replika në distancë, që Juventus do t’i kishte shmangur me dëshirë. Nga njëra anë bardhezinjtë prej kohësh i kishin sytë te Fabiano Parisi, si një mbrojtësi i ri i majtë i mundshëm. Në Torino ishin të sigurtë për finalizimin e operacionit. Por nga ana tjetër Empoli, pronar i kartonit të lojtarit, kundërshton papritur, me vendosmëri, të paktën për momentin. Presidenti Corsi ishte shumë i qartë kur tha: “Ai do të jetë kapiteni ynë sezonin e ardhshëm”. Deklaratë rrethanore për të ushtruar presion mbi bardhezinjtë, apo një mënyrë për të mbyllur përfundimisht bisedimet? Ndeshja është ende për t’u luajtur dhe rezultati është krejtësisht i pasigurt.

Zonja e Vjetër është në kërkim të një mbrojtësi të ri të majtë dhe Parisi i përgjigjet identikitit të lojtarit të kërkuar. Është i ri, italian, me një përvojë të mjaftueshme në Serie A (gati 60 paraqitje në elitë). Sharmi i klubit më të suksesshëm në gadishull nuk mund të lërë indiferent asnjë lojtar, aq më tepër nëse nuk i ka mbushur ende 23 vjeç. Në fakt, sipas TuttoSport, vullneti i lojtarit është mjaft evident: të vishet bardhezi. Por presidenti i Empolit, Fabrizio Corsi, duket se i ka idetë mjaft të qarta: “Nuk ka asnjë lajm, ai luan për Empolin dhe do të jetë kapiteni ynë”.

Lexo më tej: Te Juventus nis epoka Giuntoli: shitjet e më pas… Milinkovic-Savic

NESËR NJË TAKIM I RI: PROPOZIMI BARDHEZI

Sipas raportimeve të calciomercato.com, dy klubet do të takohen nesër në Milano në përpjekje për të gjetur një marrëveshje. Ideja e Juventus është të shpenzojë rreth 6/7 milionë euro për blerjen e kartonit të lojtarit, duke shtuar më pas një ose më shumë lojtarë për shkëmbim teknik. Filippo Ranocchia, një mesfushor i lindur në 2001 i cili ishte i huazuar te Monza është një mundësi. Ose një mes Miretti dhe Soulè, dy lojtarë të rinj që, pavarësisht moshës së tyre, kanë një përvojë të mjaftueshme në ekipin e parë të Juventus.

Ndeshja mes Juventus dhe Empoli po zhvillohet dhe është më aktive se kurrë. Vetëm se rezultati është i pakuptueshëm, për momentin. Parisi nën urdhërat e Allegri, apo kapiteni i ri i bluve?



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *