• |
ide | kryesore

Luiz Ejlli reagon ndaj deklaratës së Ronaldo Sharka

F1, Paparazzi



Luiz Ejlli ka reaguar së fundmi ndaj deklaratës së moderatorit, Ronaldo Sharka. Ky i fundit gjatë reality-show ‘Kepi i Vip-ave’, komentoi Kiara Tito si moderatore.

Sipas Sharkës moderimi i “Kepit të VIP”-ave do t’i shkonte atij dhe jo ish-banores së “Big Brother VIP”.  E për këtë Luiz nëpërmjet një video në “Instastory” ka reaguar duke treguar se do donte të kishte qenë pranë saj për ta mbështetur dhe se të gjithë do të merrnin “përgjigjet që meritojnë”.

“Unë kam qenë në xhirime dhe nuk kam arritur ta shoh Kiarën tek ‘Kepi i VIP-ave’. Po shikoja disa pjesë tani dhe më vjen keq për dy gjëra. E para që nuk kam patur mundësi të jem krah saj në Turqi dhe e dyta, pash disa momente që disa personazhe po bënin si ‘koka shkencash’. Po të kisha qenë aty, do merrnin përgjigjet që meritojnë, por, siç e thotë shprehja: ‘Kur nuk janë barinjtë, ujqërit hedhin valle!’”- është shprehur Ejlli.

Më pas artisti përmes një postimi tjetër, i thotë Ronaldos (duke mos i përmendur emrin) që të vijë e të marrë 5 mijë eurot, meqënëse do mbetet pa punë.Edhe pse ti dhe ca të tjerë që zgjohen dhe flenë me emrin tim meritojnë diçka tjeter, sapo të mbaroj xhirimet, hajde merri ato 5000€ meqënëse do ngelesh pa punë’./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *