• |
ide | kryesore

PSG prezanton fanellën e re, detaji bën tifozët euforikë: në foton zyrtare edhe Mbappe

-Instant, Sport
mbappe



Paris Saint-Germain prezantoi fanellën në transfertë për sezonin 2023/2024, të dizenjuar nga Nike. Asgjë e jashtëzakonshme, duke qenë se jemi në prag sezoni, nëse sdo ishte një detaj. Në foton zyrtare të promovuar nga klubi figurojnë edhe dy lojtarë të shumëpërfolur për tu larguar. Një mbi të gjithë, Kylian Mbappe, i dhënë i sigurtë për transferimin në Madrid.

Në fanellën e re të transfertës së PSG, ngjyra mbizotëruese është e bardha. Ajo kompletohet me një brez horizontal qendror, që të kujton ngjyrën e kuqe dhe blu të klubit. Uniforma krenohet edhe me pantallonat e shkurtra dhe getat e bardha.

Lexo më tej: Lajmi i bujshëm nga Spanja: Mbappe do të prezantohet te Real Madrid në 23 korrik

Përfaqësimi në foton zyrtare me Mbappe dhe Verratti, duket se ngatërron disi atë që dukej e sigurtë: largimin e të dyve nga PSG. Në fakt nëse për italianin tifozët nuk do të kishin asnjë keqardhje, shpesh u kontestuar prej tyre, për sulmuesin është tjetër histori. Asnjë në Paris nuk dëshiron të shohë yllin e skuadrës të largohet nga PSG. Mbappe, në fakt, i krijoi zërat që e shohin në Madrid vetë. Sulmuesi nuk udhtroi rinovimin automatik të kontratës dhe në këtë mënyrë në verën e vitit 2024 do të jetë një lojtar i lirë. Në këtë pikë, PSG duhet ta shesë për të mos e humbur me zero e Real thuhet se është gati të ofrojë 250 milionë euro. U duk një operacion i mundshëm. Deri tani…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *