• |
ide | kryesore

Petroselli projekton muralin më të madh nga të gjithë: Messi është 75 metra i lartë në Santa Fe

-Instant, Sport, Video
Petroselli



Në Argjentinë, entuziazmi për titullin e fituar në Kupën e Botës Katar 2022 nuk është shuar ende. Ylli i tretë në historinë e Albiceleste është gjithmonë shkak për festë. E imazhi i Lionel Messi duke ngritur trofeun vazhdon të nderohet ende. Shprehjet e vlerësimit për numrin “10”, jo vetëm që nuk reshtin, por po shtohen dita-ditës. Aq sa Andrés Petroselli të ideonte një mural për Guinness.

Nuk është sigurisht murali i parë i argjentinasit, që një të tillë e ka edhe në Shqipëri. Këtë herë, artisti urban Andrés Petroselli, i njohur më mirë si “Cobre”, ka punuar në muralin më të madh në vend për Lionel Messi. Një punë për të cilin artisti është impenjuar totalisht për tre muajt e fundit. Murali ndodhet në Santa Fe dhe është ndërtuar mbi një mur 75 metra të lartë me 40 metra gjerësi.

Lexo më tej: “Messi, eja me pushime këtu”: Arabia Saudite i paguan mbi 20 milionë euro të postojë foto e të mos flasë keq për vendin

Në rrjetet e tij sociale, krijuesi tregoi progreset mbi imazhin e Messi. Sipas tij, gjysma e punës ende duhet kryer. Vetë Petroselli ka bërë të ditur se do të vazhdojë punën për muralin, duke filluar nga java e ardhshme.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Cobre (@cobreart)



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *