• |
ide | kryesore

Raporti i “14 majit” / Berisha: Vota u kontrollua në mënyrë të tmerrshme

Lajme, Të fundit
Berisha



Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot raportin e PD-së për atë që cilëson si farsën më të madhe elektorale në këto 32 vite demokraci.

Berisha tha se me këtë raport do të njihen institucionet ndërkombëtare dhe qeveritë e vendeve të lira.

Berisha: Sot ne paraqesim në vija të përgjithshme raportin e PD-së për farsën elektorale 14 maj 2023. Ky raport bazohet në qindra dhe mijëra fakte, dokumente të konstatuara në të katër anët e vendit. Në dhunimet e pashembullta të të drejtës së votës, në shndërrimin e zgjedhjeve në një farsë të vërtetë elektorale. Këto që shihni ju këtu dhe të gjitha dosjet tjera janë dokumente zyrtare që dëshmojnë se Shqipëria kaloi me 14 maj farsën më të shëmtuar elektorale në historinë e saj 32-vjeçare.

Këto dokumente do të jenë pjesë e një raporti shumëvëllimësh, i cili do publikohet, me të cilin do njihen mediat, do njihen qytetarët shqiptarë, do njihen demokratët. Por do njihen institucionet ndërkombëtare dhe qeveritë e vendeve të lira. Do gjenden modalitetet për t’u hedhur edhe në Amazon, në mënyrë që të mund të njihet mbarë komuniteti ndërkombëtar me këtë farsë të shëmtuar zgjedhore, që ka për aktor kryesor Edi Ramën, një person të inkriminuar kokë e këmbë, i cili ka tmerr dhe ferr largimin nga pushteti për shkak të aferave të tij, mega-aferave të tij korruptive, kombëtare dhe ndërkombëtare. Për shkak të mega-aferave korruptive të djegësve, të Portit të Durrësit, të Parkut të Butrintit, për shkak të mega-aferave familjare, pasurimit në mënyrë të përbindshme të anëtarëve të familjes së tij, për shkak të korruptimit që ky i ka bërë shefit të kundërzbulimit të agjencisë më të rëndësishme të zbulimit në botë, FBI, McGonigal. Nëse partia në pushtet disponoi të gjitha fondet, të gjithë makinerinë shtetërore e shndërroi në makineri elektorale, partia kundërshtare, PD, e futur në garë me të njëjtin numër kandidatësh, pati zero lekë mbështetje nga fondet publike. Rama si diktator i vërtetë, caktoi kryetarin e koalicionit të opozitës, çka nuk ndodh kurrë në një vend të lirë. Rama nuk lejoi regjistrimin e kundërshtarit politik nga frika dhe tmerri. Komisionet elektorale ishin më të pabarabartat në historinë e këtij vendi.



10 Comments

  1. Po punë e madhe se vota u kontrollua në mënyrë të tmerrshme.
    Kështu do të kontrollohet edhe në 2025, 2027, 2029, deri në 2055.
    Por ti atëherë do të jesh çik më ktej….

  2. me pak fjalë, pas Berishës, Sorosi ka nisur një fushatë kundër Albin Kurtit.

    Por si është e vërteta?

    “Albin Kurti është politikani i vetëm në Kosovë që iu financua shkollimi nga Soros dhe që mban lidhjet më shumë se çdo lider tjetër me babain dhe të birin.

    Soros e quan Albin Kurtin: “Nxënës shembullor”

    Mos na e shisni për anti-Soros, se bëheni qesharak”Bushat ti je ne dijeni qe Albini eshte i Sorosit,u zgjove salih,shko festo lindjen e Lirise serbe

  3. O Sal. Mbaroi eksperimenti me opozite. Perendimi ka dale ne perfundim se vende si shqiperia nuk e kane opozitarizmin ne adn e tyre. Prandaj, duhen lene ne fatin e tyre.

  4. Qente e rrugeve jane futur ne gare kush te lehe me shume kunder opozites e Albin Kurtit. Do jete vendosur ndonje trofe ( ndoshta nje thes miell ne vend te nje a dy sufllaqeve si zakonisht) qe spo pushojne gam- gamet e tyre . E sa per vendin e kombin kane experience pre baballarevet te tyre qe nga krijimi i partise ne 1941 , prishjen e mareveshjes se Mukjes e bashkimin me Titon

  5. Pse nuk e dije ti? Apo e zgjidhte muli kete pune ? Berisha nese mendon se do vish ne pushtet me vote me zhgenjen totalisht .

  6. dënon me ashpërsinë më të madhe, veprimtarinë përçarëse dhe të rrezikshme dhe konfliktndjellëse të Edi Ramës” tha ai.

    Teksa ka ‘harruar’ se SHBA e ka shpallur person ‘non grata’ familjarisht Berishen, lideri i Rithemelimit, me sa duket eshte shume i pezmatuar per turin e Rames ne rajon per samitin e Berlinit qe zhvillohet ne tetor ne Tirane

  7. ik o burr i dheut se na cave karin, vjen verdall si zombi, je ber me keq se Basha, ngele duke then perdit me vodhen me vodhen, harron qe gjysma e demokrateve as nuk dolen te te votonin, kok kar. A the qe ska burr nene te me vjedhi votat, ca karin do tani qe ankohesh? Kete pun do kesh ti deri sa te shkosh ne boten tjeter, gjynaf per demokratet qe per fajin tend e te atij qe zgjodhe ti, ngelen ne opozit te perjetshme.

  8. As edhe çlirimi i Kosovës nuk u duhej këtyre plehrave!
    Mjaft që Klintoni të mos kishte zbritur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit!’
    Madhështinë, bukurinë shpirtërore të popullit kosovar, që qysh prej 20 e ca vjetësh, në shenjë të një mirënjohjeje të pa ndohtur nga politika, po vijon vit për vit dhe u ve emrat e familjes Klinton bebeve kosovare, këta e mallkojnë! Edhe këtë gjest kombëtar të madhërishëm ata e dëshirojnë të mos kishte ndodhur! Ta futi likja o salih ti mori dhe maloket tani ngele me mulin dhe Lirien ne shtepi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *