• |
ide | kryesore

Von der Leyen: Normalizimi i marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit, i domosdoshëm

Lajme, Të fundit



Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen ka zhvilluar një takim me kryeministren serbe Ana Bërnabiç.

Në përfundim të këtij takimi, Von der leyen ka thënë se në fokus të bisedimeve është normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për të cilën shtoi se është i domosdoshëm.

“U zhvillua një takim i mirë. Komisioni Europian mbështet përpjekjet e Serbisë për anëtarësimin në BE. Plani ynë i ri do të ndihmojë në përshpejtimin e reformave, në rritjen e investimeve të BE-së dhe do t’u sjellë më pranë tregut të përbashkët”, ka shkruar presidentja e KE-së në postimin e saj të publikuar në “Twitter.”



3 Comments

  1. Gëzuar Lili 75 vjetorin dhe me deshirën e Zotit edhe shumë, e shume vite të tjera”, shkruan ai.

    Kujtojmë që ashtu si Saliu, edhe Liri Berisha, është shpallur non grata nga SHBA për korrupsion.Kjo Damka me e madhe per salihun qe ngele ne Histori

  2. me pak fjalë, pas Berishës, Sorosi ka nisur një fushatë kundër Albin Kurtit.

    Por si është e vërteta?

    “Albin Kurti është politikani i vetëm në Kosovë që iu financua shkollimi nga Soros dhe që mban lidhjet më shumë se çdo lider tjetër me babain dhe të birin.

    Soros e quan Albin Kurtin: “Nxënës shembullor”

    Mos na e shisni për anti-Soros, se bëheni qesharak”Bushat ti je ne dijeni qe Albini eshte i Sorosit

  3. Një gjë duhet ta kenë parasysh krerët e BE :
    Mardhëniet e mira të Kosovës me Serbinë mund të fillojnë vetëm kur 5 shtetet antare të BE ta kenë njohur pamvarësinë e Kosovës e në politikën e jashtëme të BE, mos të ketë shtetas të Spanjës, Sllovakisë apo Greqisë që vazhdojnë të mos e njohin shtetin e Kosovës.
    Është pikërisht qëndrimi i këtyre shteteve të BE që e ka trimëruar Serbinë e Vuçiçin që të deklarohen se nuk do ta njohin kurrë pamvarësinë e Kosovës.
    Nuk ka vend këtu për të bërë krahasime mes “pajtimit” të shteteve të pushtuara nga nazizmi gjerman apo fashizmi italian, pas Luftës së dytë botërore.
    Gjermania federale demokratike e pas luftës , kërkoi falje për gjëmat që bëri Hitleri, e kjo është arsyeja që ish vendet e pushtuara e njohën shtetin gjerman.
    Nga ana tjetër Gjermania dikur pushtuese , pas rënies së nazizmit , nuk pati ndonjë zë që të pretendonte se teritore të pushtuar prej saj, janë pjesë e atij shteti.
    Jo po gjermanët janë populli më i madh në numur i Europës e nuk ka sesi të mos njihet si shtet, mund të thotë dikush.
    Sovraniteti , liria e një populli është e barasvlefshne si për 80 milion gjermanët , ashtu edhe për 3 milion shqiptarët autentikë në tokat e tyre në Kosovë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *