• |
ide | kryesore

Lufta në Ukrainë/ Raketa godet ndërtesën e banimit në Lviv, katër të vdekur

Lajme, Planet



Katër persona kanë humbur jetë dhe 8 të tjerë janë plagosur nga një raketë ruse që goditi një ndërtesë banimi në qytetin perëndimor të Ukrainës, Lviv. Kryebashkiaku i qytetit tha se njëri prej të plagosurve është në gjendje më të rëndë ndërsa shtoi se sulmi ishte ndër më të mëdhenjtë në infrastrukturën civile të Lviv.

Andriy Sadovyi postoi një video që tregon xhamat e thyer të ndërtesës me katër kate. “Shumë apartamente janë të dëmtuara – më shumë se 50”, tha kryebashkiaku duke shtuar se janë shkatërruar edhe rreth 50 makina. Presidenti Volodymyr Zelensky u zotua për një përgjigje “të prekshme” ndaj sulmit gjatë natës.

Për muaj të tërë, Rusia ka kryer sulme vdekjeprurëse me raketa dhe me dronë në qytetet e Ukrainës, duke goditur shpesh objektiva civile dhe duke shkaktuar ndërprerje të gjerë të energjisë elektrike. Vetëm javën e kaluar, 13 njerëz u vranë, përfshirë fëmijë, kur një restorant dhe qendër tregtare u goditën në Kramatorsk.

Dhe pavarësisht se është qindra kilometra larg vijave kryesore të frontit në lindje dhe jug të Ukrainës, Lviv ka pësuar gjithashtu sulme ruse. Më 20 qershor, zyrtarët e Lviv raportuan se infrastruktura kritike ishte goditur në qytet në një sulm me dron.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *