• |
ide | kryesore

Merr flakë në lëvizje e sipër makina në Sauk, shpëton mrekullisht shoferi

Arkiva, Lajme, Të fundit
Sauk, zjarr, makine,



Një makinë është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në Tiranë, në Sauk, teksa ka qenë në lëvizje.

Sipas burimeve zyrtare, ngjarja ka ndodhur në afërsi të rrethrrotullimit të Saukut, ku ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur automjeti tip “Ford” me drejtues shtetasin U. S. Fatmirësisht shoferi ka arritur të dalë në kohë dhe si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.

Nga veprimet paraprake dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *