• |
ide | kryesore

Harry Styles nxit aludimet se është i lidhur me aktoren

Paparazzi, Slider



E dashura e përfolur e Harry Styles, Taylor Russell, u pa në një seksion VIP duke parë koncertin e këngëtarit në Vjenë, Austri, gjatë fundjavës.

Gazeta TMZ raporton se Russell –e cila fillimisht u lidh në mënyrë romantike me Styles muajin e kaluar – po kërcente me këngët e tij gjatë gjithë shfaqjes. Pas eventit, u publikuan videot që tregojnë Styles dhe Russell duke ecur dorë për dore nëpër rrugët e Vjenës.

Artisti u bë gjithashtu këngëtari i fundit që u godit me objekte të hedhura në skenë nga fansat gjatë një performance. Në fakt, ai u godit në sy nga një objekt i panjohur – për të cilin shumë fansa pretendojnë se ishte një telefon. Një video e fansave e marrë nga incidenti tregon Harry duke u përplasur kur ndodhi incidenti.

Kjo nuk ishte hera e parë që Styles goditet me një objekt, pasi së fundmi është goditur nga një buqetë me lule në qershor. Ai u godit gjithashtu në ijë me një shishe uji vitin e kaluar. Ai i bashkohet një liste të gjatë të interpretuesve që janë goditur gjatë performancës në skenë muajt e fundit.

Muajin e kaluar Kelsea Balerini u godit me byzylyk në sy teksa performonte në Idaho dhe vetëm disa ditë më parë Bebe Rexha u plagos rëndë pasi një fans i hodhi një telefon duke e lënë me sy të zi dhe të prerë në fytyrë. Ndërkohë, Ava Max u godit me shuplakë në skenë nga një fans, ndërsa  Pink po performonte në Hyde Park të Londrës kur një fans hodhi një çantë me hirin e nënës së saj të ndjerë në skenë ./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *