• |
ide | kryesore

Rrahja në Krujë/ Prokuroria nis hetimet për guroren në Borizanë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Prokuroria e Tiranës ka nisur hetime për dy procedime penale për “Shkatërrim i Pronës” në Krujë ndaj gurores në Borizanë në Krujë, e cila u bë dhe ‘mollë sherri’ pak ditë më parë, ku familjarë të ish-deputetit Rrahman Rraja dhunuan dy kushërinj të fisit Maja.

Hetimi ka nisur pas denoncimit të bërë nga banorët, të cilët deklarojnë se nga shpërthimet e forta u janë dëmtuar banesat. Sakaq theksohet se çështja vazhdon të mbetet në fazën e hetimeve paraprake.

“Prokuroria bën me dije se mbi bazën e materialit të referuar nga Komisariati i Policisë Krujë, më datë 18.05.2023, ka regjistruar procedimin penal për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”, parashikuar nga neni 150 i Kodit Penal. Me shkresën Nr.6422, të datës 25.05.2023, dosja i është deleguar për kryerjen e veprimeve hetimore Komisariatit të Policisë Krujë.

Në vijim të materialit të referuar me nr.1466 nga Komisariati i Policisë Krujë, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, më datë 19.06.2023 ka regjistruar procedimin penal nr.3872 të vitit 2023, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”, parashikuar nga neni 150 të Kodit Penal. Çështja vijon ende në fazën e hetimeve paraprake”, njofton prokuroria.



1 Comment

  1. Si perfundoi keshtu PS-ja, edhe Saliu duket i mir tani ne nje krahasim relativ. Sali zgjith nje se eshte i sigurt se i fiton zgjedhjet, mjafton te mos kerkosh te besh veten km, po zgjodhe dike tjeter e ke te sigurt, keta u kalbezuan fare, ske koh te mendosh per nje skandal se direkte plas ai i rradhes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *