• |
ide | kryesore

Emërimi i Ballës, si shenjë e degradimit të Organizatës

2, Ide



Në një darkë që kryeministri Rama pati shtruar për trupin diplomatik, në fundvitit e shkuar, tregohet se Taulant Balla përfitoi për të “vjedhur” një foto me ambasadoren e SHBA, Yuri Kim. Por kjo e kapi tentativën e Ballës dhe i kërkoi fotografit ta fshinte atë foto, që ishte bërë pa lejen e saj. E gjitha kjo skenë, sipas disa prej pjesmarrësve në darkë, ishte shoqëruar me tonet qesëndisëse të kryeministrit ndaj Ballës.

Nuk dihet nëse ambasadorja e refuzoi foton me Ballën për arsye estetike apo etike, por një gjë është e sigurtë. Taulant Balla, është politikani më i akuzuar nga opozita për lidhje me krimin, i cili bëhet ministër i Brendshëm. Kryeministri Rama sigurisht i ka patur parasysh edhe këto akuza, edhe ndonjë shqetësim nga partnerët, madje edhe aferat lokale brenda organizatës, kur ka hedhur firmën për emërimin e Ballës në krye të ministrisë së Brendshme.

Lexo edhe: Dritëhijet e Ministrit të ri të Brendshëm Taulant Balla në lidhje me krimin

Nëse vitet e fundit, Edi Rama, është kujdesur të ulë profilin e anëtarëve të kabinetit të tij dhe të mënjanojë këdo që mund të tërhiqte mbi vete hije korrupsioni apo lidhje me krimin, përse duhej që në sektorin më të ndjeshëm në këtë drejtim, të emëronte dikë që, me ose pa të drejtë, është lakuar aq shumë si endësi kryesor i fijeve të errëta të organizatës.

Kjo lëvizje e Ramës mund të shihet si e lidhur me sindromën e njohur që shkakton ankthi i çthurrjes së një sistemi të rrezikshëm, pikërisht kur mendon se e kontrollon plotësisht atë. Si pasojë e këtij ankthi, liderët e fortë, që janë mësuar të kenë nën kontroll gjithçka, nuk arrijnë më të bëjnë lëvizje të kalkuluara por kanë nevojë të ndihen të sigurtë duke u dhënë më shumë pushtet besnikëve fanatikë, me shpresën e rivendosjes së kontrollit. Zakonisht, lëvizja të tilla, që i provokon ankthi i tronditjes së sistemit, janë shenjat evidente të degradimit të regjimeve.

U bë disa kohë që organizata e Rilindjes po manifeston një krizë në bazën e piramidës së saj dhe skandalet ndjekin njëri- tjetrin. Lufta për pushtet dhe territor i grupimeve të ndryshme brenda organiztaës, po prodhon “viktimat” e para. Një nga njerëzit më të afërt të Kryeministrit, ish kryetari i bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, përfundoi pas hekurave dhe drejtuesi politik i këtij qarku, u shkarkua nga drejtimi i OSSHE, menjëherë më pas. Prej kohësh flitej për një luftë të ftohtë, jo vetëm brenda klaneve në organizatë, por edhe në terren ku grupe të fuqishme interesi thuhej se e kishin detyruar kryeministrin të dublonte “ekipin e Durrësit”.

Menjëherë pas Dakos, i erdhi radha Safet Gjicit, pas skandalit të të cilit flitet përsëri se qëndrojnë përplasje të forta interesash për pushtet dhe territor brenda fraksioneve të organizatës. Përplasje janë paralajmëruar edhe në zona të tjera, ku rivaliteti brenda organizatës mund të marrë trajtat e një konflikti të zhurmshëm që më pas do të ishte i vështirë të kontrollohej.

Por shenja më e fortë e çthurrjes së sistemit, që kreu i kupolës mori këto kohë, ishte skena alla Tarantino, që fisi Rrahja filmoi si dëshmi e pushtetit, forcës dhe kontrollit të territorit brenda organizatës. Mekanizmi që ai kishte ngritur për të mbajtur dhe forcuar pushtetin e tij, ishte bërë më i fuqishëm se sa ai kishte aftësi ta kontrollonte.

Lexo edhe: Banditët e Krujës, fytyra e pushtetit të Edi Ramës (VIDEO)

Dhe sikur të mos mjaftonte degradimi i sistemit në terren, lista e zyrtarëve të lartë deri tek vetë ish numri dy i qeverisë, Arben Ahmetajn, që po përshëndesin dyert e qelive, po e bëjnë vulnerabël fuqinë përbashkuese të organizatës. Nuk është çudi që shumë shpejt secili të mendojë për kokën e vet dhe jo për mbajtjen në këmbë të organizatës. Çthurrja ka filluar.

Në këtë situatë Edi Rama gjendet i kurthuar dhe i dënuar të veprojë në kushtet e ankthit të daljes së sistemit nga duart. Ai mund të godasë fjala vjen Rrahjat, por çfarë mesazhi u çon grupeve të tjera që i ka përdorur sa herë ka dashur si reparte votash për të ngritur pushtetin e tij. A ka qenë ai që ka deklaruar me zë dhe figurë, se individë të tillë, me të shkuar e të tashme kriminale, janë të dashur për komunitetin, njerëz që u shërbejnë qytetarëve dhe që gëzojnë respektin e tij? A nuk ka qenë ai që ka sulmuar drejtësinë, opozitën, mediat e deri dhe oficerët e policisë, sa herë janë prekur “ushtarët” e tij të organizatës? A nuk i ka promovuar ai ata zyrtarë, si në rastin e Elbasanit, që u kanë dalë në krah bandave ekzekutuese të votës së lirë? A janë shpërblyer vetë klanet lokale me mandate deputetësh, kryebashkiakësh, territore, prona, leje ndërtimi e fonde publike?

Lexo edhe: Vrasja në Elbasan/ Rama mbron Ardi Veliun dhe prokurorin që gënjyen publikisht

Për Edi Ramën është shumë vonë të nisë një betejë për elemimin e tyre, jo thjesht se do të priste trungun mbi të cilin është ngjizur pushteti i tij, por edhe sepse është i pafuqishëm. Pushteti i grupimeve brenda organizatës është aq i fortë, sa mund ta rrëzojë kupolën që mendon se e drejton.

Prandaj me emërimin e Taulant Ballës në krye të institucionit më të ndjeshëm për organizatën, Edi Rama i ka rënë shkurt, në pamundësi për të ndërmarrë ndonjë aksion për ndryshim rrënjësor të sistemit që ka ngritur vetë dhe që tani e sheh t’i degjenerojë përpara syve. Meremetimet kozmetike të emërimit të ministrave pa biografi, të rokadës së drejtuesve të qarqeve, të kombinimeve në administratë apo polici, nuk i japin dot mburojë përballë asaj që po ndodh çdo ditë në terren. Caktimi i Ballës në drejtimin e ministrisë së Brendshme, është një akt i dëshpëruar me shpresën se një besnik i tij, që e njeh më mirë se kushdo botën e errët dhe të fuqishme brenda organizatës, mund të vendosë njëfarë rregulli apo pakti mes grupeve rivale që po i rrezikojnë çdo ditë pushtetin.

Duke e parë si të vetmen zgjidhje, kryeministri i ka rënë kryq akuzave të opozitës apo shqetësimit të partnerëve. Eshtë zgjidhja e vetme që i mbetet të provojë, në gjendjen në të cilën ndodhet sot. Njëkohësisht dhe shenja më e qartë, që dëshmon se degradimi i një pushteti autoritar, kalon gjithnjë në të njëjtën udhë përpara se të prekë fundin.©lapsi.al



31 Comments

      1. Opo ky Shkullaku të kënaq.
        Po hyrë o i shkalluar në internet dhe do të shikosh se Balla ka disa foto me ambasadoren.
        Mos ja fut kot. Apo e bën se 80% e lexuesve të lapsit janë budallenj dhe besojnë.

  1. KM eshte Skenderbeu i koheve moderne.E kete nuk e thote vetem E Spiropali por edhe intelelktuali biznesmen i peshkut Luca- Spiropali ne nje interviste me te pa expozuarit .Udheheqsi yne qe duhet te duroje edhe nje vit ( se ashtu jane punet) per te mare drejtimin e NATO s

  2. Por shenja më e fortë e çthurrjes së sistemit, që kreu i kupolës mori këto kohë, ishte skena alla Tarantino

    Fiks Shkullak

  3. shenja më e qartë, që dëshmon se degradimi i një pushteti autoritar, kalon gjithnjë në të njëjtën udhë përpara se të prekë fundin

  4. Menjehere pas kerkeses per arrestimin e Ahmetajt, spinieret e Foltores u turren ta interpretojne ngjagjen si veper te Rames. Shume prej tyre i dolen ne krah Tigrit duke e paraqitur ate si viktime te qeverise.

    Sipas tyre, arrestimi i Ahmetajt i sherben Rames dhe madje eshte i nxitur prej atij vete. Ata i qendrojne paradoksit se SPAK po i sherben kryeministrit duke arrestuar njerezit e tij me te afert e me te rendesishem.

  5. Sali Berisha është xhindosur në një konferencë shtypi kur një reporter e pyeti nëse është thirrur nga SPAK.

    “Je prokuror ti apo gazetar” ? foli Berisha me zë të lartë.

    E më pas tha se nuk është thirrur në SPAK javën e fundit,

  6. Shikoje një paneliste të irrituar që bën pretencën nëpër ekrane. Dhe kërkon se kush duhet të jetë i akuzuar e kush i burgosur, e kush i izoluar, e madje edhe me sa vite burg.

    Përse këta panelistë që natyrisht përfaqësojnë politikanë nuk çojnë në SPAK dyshimet apo provat që ata kanë për “politikanët e nivelit të lartë”

  7. Më kujtohet para do vitesh që pashë një emision të Blendi Fevziut, ku kishte thirrur “aristokracinë” financiare shqiptare për të treguar se sa vende të botës kanë vizituar.

    Ndërmjet tyre ishin edhe Arben Ahmetaj, aso kohe (në mos gaboj) ministër finance, dhe personazhin tjetër
    të njohur si ai që u pasurua me shitjen e fiqve e që e quan veten me emrin Lali Eri.
    Lali Eri mburej se gjatë kohës që ishte student në një kolegj amerikan të financuar nga Soros, pjesën më të madhe të kohës së studimeve e kishte kaluar duke bredhur në të gjitha kontinentet.
    Ama nuk haronte të thoshte se kudo që kishte shkuar, kishte zgjedhur hotelet më të lira.
    Krejtë ndryshe Arbeni, ndonëse doli si kampion i vendeve më të shumta të botës që kishte vizituar, e thoshte hapur e bile me mburje se kishte buajtur në hotelet më lluksoze.
    Edhe drejtuesi i emisionit, Fevziu njihet si një ndër bredhësit më të zellshëm shqiptarë në botë, por tek ai ndryshon puna se veç pagës së majme si një ndër gazetarët më të njohur shqiptarë, është edhe autor librash që i sjellin të ardhura plus e veçanërish si trashigimtar pronash të shumta, vetëm me qiratë e tyre mund ti përballojë .shëtitjet nëpër botë.
    Si emigrant duke ndjekur ate emision, po thoja me vete:
    Po ku i kanë gjetur gjithë këto para Ahmetaj e Veliaj që paskan shëtitur gjithë botën.
    Ndonëse duke punuar gjithë javën deri në 12 orë në ditë merrja mesatarisht 2500 euro në muaj, përfshirë edhe pagën e 13 e 14, do të matesha mirë që të bëja një udhëtim në vit. edhe në Shqipëri për tu shmallur me miqtë e të afërmit.
    Mesa dij , asnjë ministër shqiptar nuk ka pasur një rrogë sa ajo e imja e mijra emigrantëve të tjerë (flas për punë të nderëshme se trafikantët e drogës udhëtojë gjithë vitin në të gjitha kontinentet)
    Nga e kanë marë këtë para të madhe që të bëjne çdo vit disa udhëtime të tilla lluksi ?

    1. Dr keni 10 vjet qe po ja rruani lart e poshte o qelbesirat sociadhiste dhe 20 vjet te tjerat do ti hani ate qe nuk thuhet

  8. Asgjë e re nuk ka ndodhur në harkun e këtyre dy javëve për t’u “dorëzuar”, përveç publikimit të audio përgjimeve të shefes së grupit parlamentar të Albin Kurtit, Mimoza Kusari, me liderin famëkeq të serbëve, Milan Radojçiq.

    Kryeministri populist, i cili bënte sikur luftonte për të mbrojtur Veriun e Kosovës, në të vërtetë rezulton i koordinuar me qarqet ekstremiste serbe për këtë situatë dhe në momentin që u bën publike pazaret e tij, u dorëzua.Ti i di mire punet e fevzos o cecen malok,librat e fevzos kane ngelur neper librari,sa per pronat shko pyet qe ta kuptosh

    1. Në një kohë që Albin Kurti po sulmohet për qëndrimet e tij radikale patriotike duke dalë edhe kundër kërkesave të perëndimit për të zbutur qëndrimin e ashpër me Serbinë, na del një palo “përgjim” se një antare e qeverisë së tij , paskej biseduar me një antar të Listës serbe.

      Dihet tashmë nga të gjithë se me marëveshjen e Ahtisarit, minoritetit serb në Kosovë ju dhurua një i ashtuquajtur “diskriminim pozitiv” që i dhuronte atij minoriteti aforfe 10 deputetë në parlament , kryesisht të Listës serbe.
      Përveç 10 deputetëve , në qeveritë e Kosovës ka pasur vazhdimisht edhe ministra të Listës serbe.
      Nëse shqiptarët do ti injoronin fare deputetët e ministrat e minorancës serbe, edhe BE e tëra do të anullonte pamvarësinë e Kosovës.
      Nuk i pat zgjedhur deputetët e ministrat e Listës serbe as Albini e as Mimoza por ama kanë qenë të detyruar që të bisedojnë me ta.
      Jo vetëm Thaçi me Ramën janë takuar shpesh me Vuçiçin, por edhe Kurti është detyruar që të takohet me te për bisedime e po ashtu edhe emisarë të tjerë të Vetvendosjes.
      Po si mund që të refuzonte Mimoza që të bisedonte me deputetët e ministrat serbë pjesë e shtetit të Kosovës ?
      E dëgjova përmbajtjen e bisedës së përgjuar, e nuk pashë në të asgjë konspirative në dëm të shtetit kosovar. Një bisedë formale e natyrës shtetërore e kaq.
      Qeveria Kurti po sulmohet ne ashpërsi nga partitë opozitare për të kundërtën, sepse po na prish me perëndimin që kërkon bashkëpunim me Serbinë.
      Tani na u gjet një “Kusar” që paskej bërë krimin e madh se po bashkëpunon me pjesën serbe të shtetit të Kosovës.
      O Zot i madh !!!!!!
      Si nuk morën fund këto paradokse të marrëzive të politikës shqiptare në dy anët e kufirit ?

  9. që për 33 vjet, Sali Berisha, jo thjesht vetë, por ka instaluar në politikë dhe në të folurën publike, “teorinë e kryeprokurorit”.

    Berishizmi në politikën shqiptare njihet pikërisht për këtë veçori që është thuajse unike në Shqipëri kaq shumë e përhapur. Në vendet përreth nesh, nuk ka qenë shumë e përhapur kjo kulturë e linçimit dhe akuzimit të përbindshëm të kundërshtarit politik.

  10. Një ditë më parë Sali Berisha deklaroi se Arben Ahmetaj me ndihmën e Edi Ramës po merr azil politik jashtë vendit. Madje, partia e tij e gjeti edhe shtetin ku ndodhej ish-zv.kryeministri duke deklaruar se ka udhëtuar drejt Kanadasë.

    Mirëpo sot, Sali Berisha tha se Arben Ahmetaj po negocion me kryeministrin Edi Rama për t’u kthyer në Shqipëri.E shikoni o cecene dhe salihu di dicka per benin,ka folur ai dhe beni i ka then do vij per ty si mik te vjeter qe jemi.

  11. Mos u dorëzo!

    Sepse në Akuzat e SPAK për ty, nuk pashë asnjë akuzë për inceneratorët. Dhe imagjino, na është thënë se inceneratorët, që janë ca mrroklla që përpunojnë plehrat, janë afera më e madhe e korrupsionit shqiptar në histori!

    Mos u dorëzo!

    Sepse akuzat për shumat që akuzohesh ti, për vilat, për pastrimin e produkteve të veprave penale apo mosdeklarimin e pasurisë, janë kaq minore krahasuar me çfarë priste mileti. Eshtë pak a shumë si akuzat për gjenocid kunder Nexhmijes e bllokmenëve e që përfunduan në akuzat për kafenetë e konsumuara pa kriter.

  12. Një njeri i sanksionuar familjarisht si hajdut, me grua hajdute vajzë hajdute djalë hajdut dhe vet kryehajdut, natyrisht që ndjehej në qiell të shtatë kur mendonte se do diskutonte për sanksionimin e një kundërshtari të tij.
    Dy copat e tjera të opozitës po ashtu ndjeheshin dyfish të motivuara si nga gëzimi I Berishës ashtu dhe nga zemërimi i Edi Ramës.

  13. Ndaj dhe nga mëngjesi në darkë, në televizione dhe portale shohim live Sali Berishën dhe Ilir Metën, se i ka blerë Rama mediat.

  14. Gafa e kontraktores Ola Xama – ngatërron projektin e IFC të Bashës, e mundohet të shpëtojë Ahmetajn duke fajësuar pa të drejtë Veliajn. Më shumë se plehrat, vjen era e gazetarisë si killer me pagesë!

    Ironia e gazetarit investigativ: Si mundet që Veliaj të akuzohet për një projekt të kopsitur nga ish kryebashkiaku për një projekt të kopsitur nga ish kryebashkiaku Lulzim Basha për landfillimin e ta lidhës këtë me incenerimin? I bie që “koka e inceneratorëve” na del Luli…

  15. Vulin non grata, Vuçiç nuk e shkarkon: SHBA të na japë prova dhe do e ndjekim penalisht,dy kriminelet serb salih e vucic te ne nje mendje duan provat qe amerika tja tregoje,kur te dy i din provat

  16. Shqipëria ka një përmirësim rrënjësor të sigurisë publike. Tirana dhe qytetet kryesore bregdetare të Shqipërisë janë qytete të sigurta sa i përket sigurisë së qytetarëve. Kriminaliteti është i ulët dhe vrasjet janë gati 50 për qind më pak se një dekadë më parë.

    Por krimi publik duket i përqendruar në banda të cilat kanë mbështetje politike, si nga qeveria, por dhe nga opozita

  17. Ndërsa opinioni publik po bombardohet nga mediat shqiptare për marrëzitë politike e skandalet korruptive, shoh se po kalohet në heshtje një skandal tjetër i madh politik.
    Deputeti Petro Koçi, një ish aktivist i lëvizjes së “vullnetarëve të Enverit”, e njëfarë Ismet Beqiri, një deputet socialist edhe ky, i dërgojnë një letër ultimative kryetares së një komisioni parlamentar, Znj.Flutura Açka, që të aprovohet një ligj që do ta bënte të pëtjetëshme udhëheqjen e Akademisë së shkencave të Shqipërisë, nga ish ministri i arsimit të diktaturës komuniste, Skënder Gjinushi.
    Mesa dij , ka një ligj që ju a ndalon emërimin në poste drejtuese në institucionet shtetërore, të gjithë atyre që kësij postesh kanë pasur në sistemin diktatorial monist enverist.
    Në kohën e diktaturës, ministria e arsimit e kulturës, më shumë se një ministri e angazhuar për këto misione, ka qenë një ministri e propogandës enveriste.
    Mësuesit e pedagogët e universiteteve ishin të detyruar që veç edukimit mësimor shkencor, të bënin edhe propogandën e partisë shtet, edukimin ideollogjik marksist-leninist tek nxënësit e studentët.
    E parë nga ky realitet, është njëlloj sikur Gjermania të kishte sot kryetar të Akademisë së shkencave, ministrat e propogandës së diktaturave naziste e komuniste.
    Se çfarë mund të presësh nga një ministër propogande të një qeverie diktatoriale si ajo e Millosheviçit, mjafton të kujtojmë se kryetar i shtetit serb aktual është Vuçiç.
    Nëse në politikë e në institusionet qeveritare e shtetërore, është bërë njëfarë spastrimi nga ish funksionarët e diktaturës, në një institucion të tillë , më të rëndësishëm për shkencat e kulturën, Akademisë së shkencave e kulturës, gjejmë akoma po ato emra që e glorifikuan diktatorin Enver Hoxha.
    Në emisionet televizive, 31 vite pas shembjes së diktaturës enveriste, thirren personazhe të njohur e prezantuar si profesorë e doktorë, ata palo historianë që ngrinin në qiell Enverin e që titujt shkencorë i patën marë , pikërisht për këtë palo shkencë servile të tyre.
    Po çfarë meritash shkencore, çfarë librash shkencorë, në cilat seminare ndërkombëtare shkencore ka marë pjesë Skender Gjinushi që të ketë postin më të lartë intelektual të vendit ?
    “Meritat” e tij janë vetëm prejardhja komuniste e familjes, posti i ministrit të propogandës komuniste, si kryetar i një partie “të majtë” medemek social demokrate që ja shiti këtë parti biznesmenit Tom Doshi , për tu bërë kryetar i shkencës, meritat e tij si pronar skafesh gjatë 1997-ës si udhëheqës kundërrevolucioni komunist
    Mesa dijmë, ai është dipllomuar në një universitet të Francës për matematikë.
    Di të më thotë kush se a ka shkruajtur ai ndonjë libër me vlera ndërkombëtare apo qoftë edhe kombëtare në shkencat matematikore ?
    Mandej, paradoksi më i madh është që vlerësimin e tij për këtë post e bën, “kolegu i tij shkencëtar”, Koçi, një komunist injorant nga fshatrat e Fierit.
    E keqja vazhdon më tej edhe me nënkryetarin e akademisë, një muzikant që del me tezën idiote se polifonia folklorike labe e paska zanafillën e saj tek polifonia e kishës bizantine (lexo greke), në një kohë që muzikologë të shquar ndërkombëtarë e njohin si një vlerë kulturore popullore shqiptare.

  18. Sali Berisha ka damkën “non grata” dhe nuk del dot në protestë, se i duhet të dalë në konferenca për shtyp që të sqarojë pse është shpallur nga Britania e Madhe si i korruptuar familjarisht.

    Ilir Meta nuk del dot, se si mund të dalë në protestë njeriu i personifikuar si simbol i korrupsionit në vend.

    Lulzim Basha ka hallin si të rizgjidhet dhe njëherë në krye të PD-së dhe nuk ka as kohë e as dëshirë, të merret me protesta.

  19. Sulmi ndaj mediave nga ana e Berishës nuk është risi. Ai ka djegur media, i ka kërcënuar, u ka vënë gjoba miliona euroshe, ka rrahur gazetarë, u ka djegur makinat përpara shtëpisë duke terrorizuar familje. Të gjitha këto i ka bërë duke qenë në pushtet.

    Sot ai ngjan si një bishë e plagosur rëndë, që nuk ka më fuqi të bëjë asgjë veçse të shajë e shpifë ndaj kujtdo për të mbrojtur të shkuarën e tij që SHBA dhe Britania e Madhe e kanë cilësuar si të zezë.

  20. Atë e ka kapur makthi se SPAK po lëviz në adresë të një prej familjarëve të tij, për një aferë që tani është publike, dhe dyshon se mund ta arrestojnë.

    Për këtë arsye doli për të sulmuar ashpër SHBA dhe Britaninë e Madhe me qëllim që nëse djali dhëndëri apo vajza e tij përfundojnë në burg në këtë vapë gushti, të thotë se është hakmarrje e SHBA dhe Britanisë së Madhe

  21. për Berishën, BIRN bën punë të lavdërueshme kur publikon artikuj për qeverinë e Edi Ramës, por është e kapur dhe kontrolluar nga George Soros, kur artikujt kanë lidhje me të dhe familjarët e tij.

  22. “Nese dikush paska plan ta vrase Lalin politikisht (por me spekulim ashiqar ama) pse nuk paska Lali te drejte te flase per “vrases me pagese”? Sa nga keta qe ankohen pikerisht sot per lirine e medias guxuan te komentojne apo te denojne mashtrimin spektakolar te opozites dhe Berishes me kitaristin Joe Walsh per te cilin Berisha thoshte se eshte Veliaj me paruke ne Iran, ne kulmin e fushates elektorale?’Pse nuk flasin mediat qe salihu akuzoje si te Sorosit paloco gazetare ku eshte futur Likmeta?

  23. Balliu Junior: Do ta mundim Amerikën dhe Britaninë e Madhe, “non grata” e Berishës do hiqet shumë shpejt.Me kete cunin e fariut foltorja po ecen lart e me lart salihun ky do e shpetoje nga non grada,pinjolli i spiunit komunist te zerit popullit gazetes komuniste Fahri Balliu,kete cunin e rrejne shoket kur i thone ti je me zgjuar se muli

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *