• |
ide | kryesore

Inter dyfishon të ardhurat me rinovimin me Nike: 30 mln në sezon, deri në vitin 2032

-Instant, Sport
Nike



Bashkëpunimi mes Inter dhe Nike vazhdon. Këtë e ka bërë të ditur vetë klubi zikaltër në një shënim zyrtar: “FC Internazionale Milano dhe Nike njoftojnë rinovimin e partneritetit të tyre. Ai është një nga më jetëgjatët në futbollin evropian, duke konsoliduar më tej një dyshe historike që filloi në 1998 dhe ka evoluar gjatë viteve. Kjo i ka lejuar të dy markat të rriten dhe të vendosen progresivisht si shprehje të kulturës milaneze në nivel global. Marrëveshja e re do të mbetet në përputhje me vlerat themelore që kanë karakterizuar gjithmonë këtë partneritet, duke theksuar frymën e përbashkët të inovacionit. Theksi do të vendoset te barazia dhe mbështetja për lëvizjen e futbollit të femrave”, shkruhet në njoftim.

Lexo më tej: Onana, pagesë rekord te Manchester United: çështje orësh oferta zyrtare për Inter

Marrëveshja e re do të jetë e vlefshme deri në vitin 2032 dhe do të sjellë rreth 30 milionë në sezon për klubin Viale della Liberazione. Në sezonin e fundit, shuma e garantuar nga kompania amerikane Nike ishte 12.5 milionë plus bonuse. Të enjten do të bëhet edhe prezantimi i fanellës së re për sezonin 2023-24. Sezoni është gati të fillojë dhe Inter duket i përgatitur në të gjithë aspektet.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *