• |
ide | kryesore

Parashikimi i motit: Temperaturat shkojnë në 38°C

Lajme, Të fundit
motit, Fundjavë me diell dhe shi/ Mot i paqëndrueshëm, nga e hëna përmirësohet moti



Territori Shqiptar do të jetë nën mbizotërimin e motit të kthjellët dhe temperaturave të larta ku kthjellimet më të dukshme do të jenë në bregdet dhe zonën e ulët.

Ndërsa pjesa e dytë e ditës thekson gradualisht vranësirat në zonat malore, por mundësia për reshje është thuajse zero. Sipas MeteoAlb, ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 16°C deri në 38°C. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 30 km/h nga perëndimi duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të papërfillshëm.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *