• |
ide | kryesore

Qeveria e Kosovës zbardh 4 pikat për qetësimin e situatës në Veri

Lajme, Të fundit
Kurti, për median gjermane, Serbia të njohë Kosovën dhe të përballet me krimet



Qeveria e Kosovës një ditë pas dakordimit me BE-në për uljen e tensioneve në veri të Kosovës ka zbardhur katër pikat për depërshkallëzim të situatës.

Në një njoftim për media Qeveria njofton se fokusi kryesor i takimit tё djeshёm nё Bratisllavё me Pёrfaqёsuesin e Lartё tё Bashkimit Evropian, Lajçak ishte krijimi i parakushteve pёr pёrforcim tё fokusit nё zbatimin e plotё dhe tё pakusht tё Marrёveshjes Bazike tё 27 shkurtit dhe aneksit tё Ohrit tё datёs 18 mars.

Nё kёtё kontekst qeveria thotë se janë dakorduar për katër pika:

“Qeveria e Kosovёs publikisht e tregon gatishmёrinё e saj pёr tё kontribuar nё deeskalimin e situatёs dhe mosndёrmarrjen e veprimeve qё mund tё eskalojnё situatёn nё veriun e vendit. Kjo pёrfshin njё zvogёlim tё menjёhershёm nё masёn e 25% tё prezencёs policore nё dhe rreth ndёrtesave komunale”.

“Policia e Kosovës bashkё me EULEX-in dhe KFOR-in, sipas nevojës do të vlerёsojnё gjendjen e sigurisё, nё veçanti pёr tё shikuar mundёsinё pёr zvogёlim tё mёtejmë tё prezencёs policore nё dhe rreth ndёrtesave komunale”.

“Qeveria e Kosovёs pёrmes njё deklarate publike mbёshtet mbajtjen e zgjedhjeve tё parakohshme nё 4 komunat nё veri tё vendit dhe atё pas stinёs sё verёs. Kosova shpreh pёrkushtimin pёr sigurimin e bazёs sё nevojshme ligjore pёr tё mundёsuar organizimin e kёtyre zgjedhjeve”.

“BE do ftojё dy kryenegociatorёt nё Bruksel me synim finalizimin e planit tё sekuencimit pёr Marrёveshjen drejt Normalizimit, pas tё cilit do tё fillojё zbatimi i tё gjitha neneve tё marrёveshjes”.

Qeveria thotë se veprimet e sipёrpёrmendura do tё finalizohen brenda njё periudhe dyjavore.​



4 Comments

  1. Do me thene, ky K* per qellime politike dhe elektorale denoi kosovaret dhe i la pa ndihmen e EU dhe USA, pa Viza, Pa integrim ne NATO…dhe pastaj beri cfare i thane qene fillim?!.. Keta qekan loqe fare..

  2. Menjehere pas kerkeses per arrestimin e Ahmetajt, spinieret e Foltores u turren ta interpretojne ngjagjen si veper te Rames. Shume prej tyre i dolen ne krah Tigrit duke e paraqitur ate si viktime te qeverise.

    Sipas tyre, arrestimi i Ahmetajt i sherben Rames dhe madje eshte i nxitur prej atij vete. Ata i qendrojne paradoksit se SPAK po i sherben kryeministrit duke arrestuar njerezit e tij me te afert e me te rendesishem.

  3. B R A V O ALBIN !!!
    I bane serbet te dalin ne votime dhe sinjali ma i forte asht :”KA MBARU KOHA KUR TALLNIT LOQET ME KRYEMINISTRAT E MAPARSHEM”.
    Serbe te Kosoves, futni bishtin nen shale dhe vrap ne votime.Kush asht ma i zoti te fitoje dhe ne se fitoni(kjo asht
    e sigurte) topin e keni ne fushen tuaj.Lojen do t’a bani brenda permasave te fushes kushtetuese te Kosoves.
    Albin e ke shkerdhy Edvin qenefindhe Vucic krimin,i’a ule pordhet me kundershtimin e “ballkoqes te shqyer”,BRAVO!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *