• |
ide | kryesore

Turqia s’do ta ratifikojë kandidaturën e Suedisë për NATO deri në tetor

Arkiva, Planet, Të fundit
Turqia s’do ta ratifikojë kandidaturën e Suedisë për NATO deri në tetor



Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se Parlamenti i vendit të tij nuk do ta ratifikojë kandidaturën e Suedisë për anëtarësim në NATO së paku deri në tetor.

Duke folur për gazetarët në Vilnius, pas samitit të NATO-s, Erdogan tha se Parlamenti i Turqisë është në pushim për dy muaj dhe më pas “ka shumë propozime [të tjera] legjislative për të diskutuar”.

Turqia u pajtua që Suedia t’i bashkohej aleancës ushtarake në fillim të kësaj jave.

Ajo kundërshtoi me muaj, duke pretenduar se Suedia strehon anëtarë të grupeve militante, që Ankaraja i konsideron terroriste.

Sipas tij, kjo marrëveshja për uljen e tensioneve mund të jetë zgjidhje diplomatike me kusht që të pranohet nga të dyja palët, Kosova dhe Serbia.

Duke folur për shpalljen e zgjedhjeve të reja në veri, Muhaxhiri thotë se ato do të jenë të suksesshme vetëm atëherë kur të sigurohet gatishmëria dhe vullneti i Listës Serbe për të marrë pjesë në to.

“Kjo do ta rrisë legjitimitetin politik të atij procesi zgjedhor. Çdo gjë tjetër, do të ishte vetëm përsëritje e farsës dhe do të ndikonte tejet negativisht në veri”, vlerëson Muhaxhiri.

Që nga shpërthimi i krizës, vendet perëndimore kanë kërkuar që Kosova të ndërmarrë hapa për uljen e tensioneve, ndërkaq Serbia të sigurojë pjesëmarrjen e pakushtëzuar të serbëve në zgjedhjet që do të shpalleshin./REL



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *