• |
ide | kryesore

Ekzekutohet biznesmeni shqiptar, dyshohet se autorët u arratisën në Bullgari ose RMV

Lajme, Të fundit



Mediat greke shkruajnë se autorët e ekzerkutimit të biznesmenit shqiptar, në fushën e kazinove dhe tregtimit të pijeve alkoolike në Shkup, Orhan Bajrami, dhe mikut të tij, Sead Slezoviç në orët e para të mëngjesit të sotëm në Halkidiki, mund të jenë larguar nga Greqia, në drejtim të Bullgarisë apo Maqedonisë së Veriut.

Dyshohet se ekzekutimi ka lidhje me larje hesapesh mes grupeve rivale në Shkup. Autorët kanë qëlluar 20 plumba drejt viktimave.

Vrasjes së fundit i paraprinë shumë vrasje tjera që nisën që nga viti 2013, e që janë të lidhura kryesisht me rivalitetin mes dy grupeve në Shkup, shkruan media në Maqedoninë e Veriut. Katër viktima dhe dy të plagosur rëndë në vetëm pesë muaj është bilanci i deritanishëm.

Më 6 mars, në Çarshi të Shkupit u vranë Jeton Krivanjeva – Zhilla dhe Enis Iseni – Llaci. Tre muaj më vonë, vdekjen në Prishtinë e gjeti Blerim Daci, për të cilin mediat e Kosovës shkruanin se është i implikuar në vrasjen e dy personave në Çarshi të Shkupit.

Ndërsa sot rreth orës 3:30 të mëngjesit, sipas mediave greke, dy persona të maskuar dhe me motoçikleta ekzekutuan Orhan Bajramin – e njohur si Oki ndërsa i plagosur rëndë ka mbetur miku i tij, Sead Slezoviç.



3 Comments

  1. Grekeve duhet ti qish Rrobte se Po u bere I bute te zhdukin. Kurre mo’s u zbusni o Shqiptar dhe bhuni te bute me njeri tjetrin kurse te huajve qijuni rrobte

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *