• |
ide | kryesore

Çfarë ka ndodhur mes Feros dhe Arbenitës

Paparazzi, Slider
Çfarë



Situata mes Feros dhe Arbenitës ka degraduar deri në përdorimin e dhunës, e tashmë çështja mes tyre ka përfunduar në gjykatë. Ishte modelja ajo e cila denoncoi bashkëshortin, Feron, për dhunë fizike. Prive ka sigurtuar raportin e Prokurorisë, aty ku tregohet për 3 muaj me radhë se ndaj modeles është ushtruar dhunë psikologjike, fizike dhe ekonomike.

‘Për shkak të raporteve të përkeqësuar për 3 muaj, e dëmtuara i kërkon të ndaheshin dhe të merrte vajzën, gjë që e revolton të pandehurin, i cili duke mos pranuar ndarjen fillon të shfaqë agresivitet duke bërtitur dhe i kërkon edhe një shans.

Por, kur e dëmtuara refuzon i pandehuri revoltohet dhe e sulmon fizikisht duke e goditur me grusht në shpinë dhe kur e kupton se e dëmtuara po e incizonte, ia merr telefonin nga dora dhe ia thyen, për dysheme duke e kanosur me fjalët: Nëse e merr vajzën dhe shkon në Angli kam me të vra’.

Me veprimet e tij, të dëmtuarës i cënon dinjitetin, i shkakton dhimbje, frikë dhe shqetësim të madh emocional’

Avokati i Feros ka pranuar se klienti i tij ndodhet në burg, mirëpo mohon që ai të ketë përdorur dhunë. Ja prononcimi i plotë i tij për ‘Prive’:

‘Është e vërtetë që ka pasur një kërkesë për Feronit Shabanin. Unë do e kisha quajtur debat më shumë se mosmarrëveshje. Ky debat është iniciuar nga ana e bashkëshortes. Kushti kryesor i saj ka qenë që të marrë vajzën. Ajo ka ardhur një natë para nga Britania në Kosovë, kërkesa e saj ishte që të merrte vajzën, ajo kërkoi pasaportën e vajzës, e kështu nisi debati.

Arbenita vjen fundjavën në Kosovë, e pastaj shkon për punë të saj. Vajza është rritur nga Fero dhe nëna e tij. Qëllimi i saj ka qenë vajza, e argumenton edhe kërkesa e pasaportave. Në këtë rast është vetëm një dëshmitar, nëna e Feronit Shabanit. Emocionalisht Fero është i mërzitur, sidomos për vajzën, është i lidhur me të. Në këtë rast nuk ka pasur dhunë, asnjë formë e saj’



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *