• |
ide | kryesore

Nicole Kidman flet për kopertinën e saj virale të Vanity Fair

Paparazzi, Slider



Nicole Kidman ka folur edhe një herë për kopertinën e saj virale të Vanity Fair që ngjalli polemika në shkurt 2022.

Aktorja kishte veshur një fund dhe bluzë nga Miu Miu në xhirimin e kopertinës së revistës. Ajo e kompletoi look-un e saj me çorape të larta. Në atë kohë, kopertina e revistës së Kidman u bë qendra e debateve rreth moshës dhe standardeve të bukurisë. Disa fansa të aktores kritikuan Vanity Fair për përdorimin e tepërt të photoshop-it në foton e saj.

Në një intervistë të re me revistën Australiane Stellar, Kidman foli për kopertinën virale dhe pse zgjodhi të vishte veshjen e diskutueshme. “Unë bëj zgjedhjet më të rastësishme dhe të çmendura,” thaajo. “Unë i quaj ato ‘zgjedhje adoleshente’ sepse thjesht nuk mendoj kurrë për pasojat.“Një pjesë e trurit tim thjesht nuk mendon kështu. Unë thjesht shkoj, ‘Oh, do ta vesh atë; më kujton uniformën time të shkollës.’ Ose, ‘O Zot, po, do të doja ta bëja këtë,’

Duke reflektuar mbi kritikat në internet, Kidman tha se i shmanget.“Mos më thuaj, nuk dua ta di – kjo do të më ndalojë të bëj atë që dua të bëj”, shtoi aktorja. “Ka raste kur dëgjon gjëra dhe thua: “O zot, kjo është vërtet lënduese”. “Unë dua që vetëm të vazhdoj. Kjo ishte zgjedhja ime. Dhe po, unë e zotëroj atë. Unë jam e përgjegjshme.Unë marr përgjegjësi. Askush tjetër nuk e zgjodhi atë”, pranoi aktorja e  Boy Erased.

Kjo nuk është hera e parë që Nicole flet për kopertinën e revistës. Në një intervistë të vitit 2022 me regjisorin australian Baz Luhrmann, i cili punoi me rë në filmin Moulin Rouge të vitit 2001, Kidman zbuloi se stilistja e saj në xhirim, Katie Grand, kishte përgatitur një veshje të ndryshme për kopertinën./Lapsi.al

 

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *