• |
ide | kryesore

Takimi informal/ Rama pret në Vilën 30 liderët e Ballkanit Perëndimor

Lajme, Të fundit



Një takim joformal i udhëheqësve të Ballkanit Perëndimor do të zhvillohet sot në Tiranë.

I pranishëm në këtë mbledhje pritet të jetë edhe komisionari i Bashkimit Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varheyli.

Takimi, që do të mbahet te ‘Vila 30’ është menduar të zhvillohet në kuadër të përgatitjeve për samitin e Procesit të Berlinit, që do të mbahet në kryeqytet, më 16 tetor.

Ky takim është thënë se ka për qëllim diskutimin dhe koordinimin, për të hartuar kërkesa të përbashkëta, për t’i paraqitur në samitin e tetorit, ku pritet të marrin pjesë udhëheqës të vendeve të Bashkimit Evropian.

Raportohet se në takimin joformal të sotëm, Kosova do të përfaqësohet nga zëvendëskryeministri Besnik Bislimi. Kreu i ekzekutivit kosovar, Kurti, sipas një njoftimi nga zyra e tij, sot do të jetë në Greqi, ku do të marrë pjesë në edicionin e 25-të të Simpoziumit Ndërkombëtar SYMI, i cili është themeluar nga ish-kryeministri helenik, George Papandreou.

Në takimin e së hënës mes udhëheqësve të rajonit, Serbia pritet të përfaqësohet nga kryeministrja Ana Bërnabiç.



20 Comments

  1. Cfaj kane kosovaret qe i kane dhene voten qe nje koqe kanari si albini ben n kok t vet edhe i heq mundesine per liberalizimin e vizave te gjitheve

  2. O Rame çka me hijen tende ky Kurti qe ta shkel? Gjeja o anen siç ja ke gjetur Berishes, jepi ndonje leje pallatesh andej nga bregu!

  3. Sali Berisha ka damkën “non grata” dhe nuk del dot në protestë, se i duhet të dalë në konferenca për shtyp që të sqarojë pse është shpallur nga Britania e Madhe si i korruptuar familjarisht.

    Ilir Meta nuk del dot, se si mund të dalë në protestë njeriu i personifikuar si simbol i korrupsionit në vend.

    Lulzim Basha ka hallin si të rizgjidhet dhe njëherë në krye të PD-së dhe nuk ka as kohë e as dëshirë, të merret me protesta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *