• |
ide | kryesore

Berisha: KE të hetojë edhe fondet për infrastrukturën!

Arkiva, Lajme, Të fundit
frida krifca me BE



Në reagimin për ndërprerjen e fondeve të BE për bujqësinë, kreu i demokratëve, Sali Berisha kërkoi nga Komisioni Europian të hetojë edhe paratë e taksapaguesve europianë, që janë përdorur për investime në infrastrukturë në Shqipëri. Berisha tha se vjedhjet e ministrave të Ramës i gjen edhe në projektet e tjera, që duhen hetuar.

“Sot njoftohet se Komisioni Europian pezulloi për shkak të korrupsionit, fondet për bujqësinë shqiptare. Për shkak të vjedhjes dhe shpërdorimit nga kleptokratë të parave të BE që janë jetike për bujqësinë shqiptare.

Por këto para shpërdorohen dhe vidhen nga agjencitë qeveritare shqiptare. Ndaj na del edhe Akademia e Çobanëve tani dhe Materniteti i Mushkave. Por nuk është vetëm kjo vjedhje, unë i bëj thirrje Komisionit Europian, në interesin më të mirë të shqiptarëve, por edhe të taksapaguesve europianë, të hetojnë çdo projekt në infrastrukturë në Shqipëri dhe janë jo të pakta. KE ka financime të mëdha. Bajpasi i Vlorë është krejtësisht vepër e tyre dhe shume projekte të tjera. Se këta nuk vënë asnjë tabelë si mirënjohje, aty vihet tabela Salillari” tha Berisha.

Në një reagim për mediat, delegacioni i BE në Tiranë njoftoi se ndërprerja e fondeve nga Bashkimi Europian është “një masë parandaluese për mbrojtjen e interesave financiare të Bashkimit Europian”.

Programi IPARD përmbante dhjetëra miliona euro ndihma për bujqësinë shqiptare. Programi IPARD III pritej që të shpenzonte rreth 146 milionë euro në ndihmë të fermerëve shqiptarë, por tanimë fondet janë ndërprerë përkohësisht, pasi zyra e Bashkimit Evropian Kundër Mashtrimeve të buxhetit të BE-së ka hapur hetime për korrupsion në dhënien e granteve për bujqësinë, gjë që ka sjellë vendimin për pezullimin e fondeve.



9 Comments

  1. Kjo ministresha e bujqesise sikur nuk e ka mbaruar akademine e barinjeve.
    Mbase kjo eshte dhe nje kusht i BE-se per financimet.

  2. Erion Veliaj i pakorruptuar? Eshte sikur t’i thuash nje prostitute qe eshte e virgjer! A ka me llum se Erion Veliaj, propozuesi i inceneratoreve dhe i burgosuri rradhes pasi te mberthehet Ahmetaj! Mos na beni te qesh, ai eshte kurbani i rradhes.. me keto demagogjirat alla gej s’na i ngritet fare! Ikni mor pini ilacet..

    e kish bo njoni ket koment, po i shkon edhe ksaj kares ministres

  3. “Nese dikush paska plan ta vrase Lalin politikisht (por me spekulim ashiqar ama) pse nuk paska Lali te drejte te flase per “vrases me pagese”? Sa nga keta qe ankohen pikerisht sot per lirine e medias guxuan te komentojne apo te denojne mashtrimin spektakolar te opozites dhe Berishes me kitaristin Joe Walsh per te cilin Berisha thoshte se eshte Veliaj me paruke ne Iran, ne kulmin e fushates elektorale?’Pse nuk flasin mediat qe salihu akuzoje si te Sorosit paloco gazetare ku eshte futur Likmeta?Bolino ka fituar gjygjin me salihun si shpifes ordiner ju vazhdoni hani mut salihu per dite.

      1. O Gimi mos ki merak se dhe me ju karagjozete e e sali non grades do merret Spaku se dhe pak fare ka nga Partija Socjaliste kurse ju idjotet e sali non grades do jeni me lopat per ne burg

  4. Këtu më thjeshtë bëhet një montim fake si Babalja sesa të dalë se ku i gjetu paratë regjizori për të prodhuar filmin me të njëjtin titull.

    Megjithatë, pandëshkueshmëria ka rënë. Dhe njerëzit, ndoshta nga dita e nesërme do të postojnë foto të vilave e apartamenteve luksoze të politikanëve që financojnë zhurmën për të ndaluar furtunën.Maloket ne qytet,Atdheu ne rrezik

  5. O vampir non grada ti duhesh te hetohesh per vete për firmat piramidale 97 Gerdeci 21 Janari kompleksi Partizani për korrupsjon te nivelit shum te lart dhe për minim te Demokracis

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *