• |
ide | kryesore

Shtohen 10 ekipe në Kupën e Shqipërisë 2023-2024: njihuni me skemën e re të kompeticionit

-Instant, Sport
E sHQIPëRISë



Ky sezon i ri futbollistik do të ketë shumë risi sa u përket formateve të kompeticioneve kombëtare të futbollit në vend. Përveç ndryshimeve në skemën e kampionatit “Abissnet Superiore” dhe Kategoria e Parë, edhe Kupa e Shqipërisë do të vijë me një tjetër strukturë. Vendimi i marrë nga Komitetit Ekzekutiv i FSHF-së edhe këtë herë futet në fuqi në edicionin 2023-2024.

Ndryshe nga sezoni i kaluar, duke nisur nga ky edicion në këtë kompeticion do të marrin pjesë 44 skuadra. Për saktësi, 10 më shumë se sezonin e kaluar. Pjesëmarrësit do të jenë militues nga kampionatet “Abissnet Superiore”, Kategorisë e Parë, Kategoria e Dytë dhe ekipi kampion i Kategorisë së Tretë të sezonit 2022-2023.

SKEMA E FORMATI

Kupa e Shqipërisë 2023-2024 do të jetë e përbërë nga faza para-eliminatore dhe faza eliminatore. Ekipet e renditura nga vendi i parë e deri në vendin e tetë në Abissnet Superiore për sezonin 2022-2023, do të garojnë duke filluar nga faza e 1/8 (Raundi III-të).

Në turin para-eleminator marrin pjesë ekipet e renditura në vendin e 7, 8, 9 të Kategorisë së Dytë Grupi A të sezonit 2022-2023. Bashkë me to edhe vendet e 7, 8, 9, 10 të Kategorisë së Dytë Grupi B të sezonit 2022-2023. E atyre do t’i shtohet edhe ekipi Kampion i Kategorisë së Tretë sezoni 2022-2023. Ndeshjet në këtë tur do të zhvillohen me një takim në fushën e ekipit me renditje më të mirë të sezonit.

KUSH LUAN NË RAUNDIN E PARË?

Në raundin e parë (1/32) do të marrin pjesë 2 ekipet e renditura në vendin e 9-të dhe të 10-të të Abissnet Superiore në Sezonin 2022-2023. Ato do t’i shtohen 14 ekipeve pjesëmarrëse në kampionatin e Kategorisë së Parë në Sezonin 2022-2023, 12 ekipeve të renditura në gjashtë vendet e para të Kategorisë së Dytë të grupeve A dhe B në Sezonin 2022-2023, si dhe katër ekipeve të kualifikuara nga turi para-eleminator.

Vetëm ndeshjet e turit çerekfinal (1/4) dhe gjysmëfinal (1/2) do të jenë me 2 takime.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *