• |
ide | kryesore

Lajm i bujshëm nga Franca, Spalletti te Juventus në 2024: Giuntoli ka vendosur veton

-Instant, Sport
Spalletti



“Por çfarë viti sabbatik, synoj janarin 2024”. Kjo ishte deklarata e Luciano Spalletti e publikuar disa javë pasi u largua nga Napoli me titullin në gjoks. Trajneri toskan po shijon tashmë relaksin e merituar pas një sezoni plot emocione. Por tashmë në emër të tij është përfolur shumë për një rikthim në pankinë në vitin 2024. Nga Franca mbërrin një lajm i bujshëm që, nëse konfirmohet, nuk do t’i pëlqejë ambjentit napolitan.

Sezoni i ri futbollistik ende nuk ka nisur zyrtarisht. Dita e parë e Serie A do të luhet pas rreth një muaji. E megjithatë, po flitet që tani për sezonin 2024-2025. Në futboll, nuk ka kohë për të humbur dhe një lajmi i pabesueshëm mbi Luciano Spalletti vjen nga Franca. Siç raportohet nga autoritari Footmercato, trajneri toskan ka refuzuar tashmë oferta të ndryshme nga Arabia për vetëm një arsye. Synimi i tij është të drejtojë Juventus në sezonin 2024-2025. Kështu shkruan faqja franceze e specializuar në merkaton e transferimeve.

Lexo më tej: Giuntoli, kontratë 5 vjeçare me Juventus: “Mendoj për babain tim, më ka transmetuar juventinitet”

Për të përforcuar tezën, Footmercato mbështetet në faktin se Cristiano Giuntoli ka mbërritur te Juventus. Drejtori sportiv, me trajnerin toskan, ngriti në nivel Napolin dhe të dy punuan në harmoni të shkëlqyer. Ndoshta është e parakohshme të flitet për këtë temë, por asgjë nuk është e pamundur në futboll.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *