• |
ide | kryesore

Seancë maraton/ Kuvendi miraton pr.ligjet për studentët e Mjekësisë, legalizimin e kanabisit dhe Akademinë e Shkencave

Lajme, Të fundit
PD



Pas shumë orësh debatesh dhe diskutimesh, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 71 vota pro dhe 23 kundër projektligjin “Për trajtimin e veçantë të studenteve që ndjekin programin e integruar të studimit të ciklit të dytë “Mjekësi e përgjithshme” në institucionet publike të arsimit të lartë”.

Ky projektligj i detyron studentët që pas përfundimit të studimeve të nënshkruajnë një kontratë për të punuar në Shqipëri dhe për të mos u larguar nga vendi.

Po ashtu, Kuvendit miratoi me 69 vota pro, 3 abstenime dhe 23 kundër projektligjin “Për kontrollin e kultivimit dhe përpunimit të bimës së cannabis-it dhe prodhimit të nënprodukteve të saj për qëllime mjekësore dhe industriale”.

Kuvendi miratoi me 70 vota pro, 23 kundër dhe 2 abstenime pr. ligjin për Akademinë e Shkencave. Kryetarit do t’i lejohet një mandat i dytë si dhe kufizimi i moshës 75 vjeç.

Në fund të një seancë plenare maratonë, e cila nisi në orën 10:00 e që përfundoi në orën 04:40 të mëngjesit të së premtes, duke i dhënë fund edhe sesionit parlamentar, u votuan pikat e rendit të ditës. Prezentë në procesin e votimit ishin 95 deputetë të pranishëm.



1 Comment

  1. Nuk ka ndonjë gjë për tu shqetësuar në 1.5 milion kemi mbet 700 mijë janë pensionistë
    Hiq administratën të rinjtë e tjere kanë ikur e do ikin
    Ata QE e kane kultivuar pa ligj do e kultivojnë me ligj .
    Ruani familjet, bir e bije ,nip e mbese.
    I mbani afër i edukoni
    Së kta 69 votuesit kanë mbaru pune me familjet .Sdine me ku kanë grua e fëmijë e jo ku ka Shqipëri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *