• |
ide | kryesore

Matt Damon: Puthja me Scarlett Johansson, një tmerr

Paparazzi, Slider



Matt Damon ka kujtuar kohën kur duhej të puthte Scarlett Johansson për një skenë që doli të ishte një përvojë më pak e këndshme nga sa priste.

Aktori luajti në filmin komedik të vitit 2011, “We Bought A Zoo with Johansson”, për një burrë që blen një kopsht zoologjik të rrënuar pas vdeekjes së gruas së tij. Damon e bëri rrëfimin gjatë një loje për LadBible, ku ai dhe  Emily Blunt duhej të thonin nëse ishin dakord apo jo me një deklaratë. Tema e puthjes së partnerëve u ngrit kur aktorët treguan nëse duhet t’ thuash  dikujt nëse ka erë të keqe”.

Të dy aktorët u pajtuan me deklaratën dhe zbuluan se në vend që t’i tregonin një personi se kishte erë të keqe, ata në vend të kësaj do t’i pyesnin nëse dëshironin çamçakëz. Më pas Damon vazhdoi të tregojë historinë e puthjes së Johansson-it gjatë xhirimit të “We Bought a Zoo”, duke bërë shaka se ishte “ferr” puthja me të. “A mund ta imagjinoni sa e tmerrshme ishte për mua?” tha ai. “Shkuam për drekë dhe ajo hëngri një sanduiç me qepë.

Roli i fundit i aktorit të Good Will Hunting është si nënkoloneli Leslie Groves Jr, drejtor i Manhattan Project, në filmin biografik të Christopher Nolan, Oppenheimer.” Në një intervistë të fundit me kastin e filmit, Damon zbuloi një premtim që i bëri gruas së tij gjatë terapisë së çiftit. “Kjo do të tingëllojë e sajuar, por në fakt është e vërtetë”, u tha ai kolegëve të tij në një bisedë për Entertainment Weekly. “Unë kam negociuar gjerësisht me gruan time që të bëja pushim. Unë isha në Interstellar dhe më pas në  disa filma,” tha Damon. “Por, i vetmi përjashtim për pushimin tim ishte nëse Chris Nolan telefononte”, tha ai. /Lapsi.al

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *